“E mban veten si perëndimor, por nuk bëri asnjë akt të tillë!”/ Harxhi sfidon Bashën: Zgjidh arenën për përballjen publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja për kreun e PD Edith Harxhi tha se Lulzim Basha ka marrë peng partinë dhe e gjithë administrate punon vetëm për të. Ajo tha se programi që do të prezantojë për ringritjen e PD bazohet në parimet dhe idealet e 1990, ndërsa tha se ky program do të sjellë reformimin e PD dhe përfundimin e tranzicionit të PD.

“Nuk e mendoj dot në asnjë moment të tërhiqem nga gara pavarësisht pengesave. Partia është marrë peng dhe administrata punon vetëm për një person Lulzim Bashën. Pavarësisht gjithçkaje vazhdojmë të këmbëngulim për reformimin e PD. Të gjitha çështjet diskutohen në grup dhe jo në mënyrë personale siç i merr Basha.

Unë nuk i marr votën demokratëve por ata do më japin votën mua sepse do besojnë tek unë, te programi im, te ringritja e PD mbi idealet e viteve 90 dhe ky program do të jetë një fillim i ri për PD dhe përfundim i tranzicionit shqiptar pas 4 humbje seriale të PD dhe një lider që pretendonte të ishte perëndimor, por nuk bëri asnjë akt të tillë. Çfarëdo që të ndodh ky grup do të jetë unik dhe do të vazhdojë të punoj në çdo kohë. Më 14 qershor jam e sigurt që Lulzim Basha do të vihet përballë një surprizë të madhe”, tha Harxhi.

Ajo shtoi se do të donte përballje publike me Lulzim Bashën , por ai e refuzon këtë gjë. Harxhi tha se e sfidon duke i bërë thirrje që ta zgjedhje vetë ai vendin se ku do të zhvillohet ky debat.

“Për sa i përket debatit publik unë do doja ta bëja me Lulzim Bashën, por ai e ka refuzuar, i bëj thirrje e sfidoj që të gjejë vendin dhe arenën se ku do ta bëjë këtë debat publike, do ishte në të mirë të PD që Basha atë mbajë fjalën për të bërë transparencë para publikut me programin më të mirë dhe të lejojë shqiptarët të votojnë kush është programi më i mirë dhe programi i duhur”, theksoi Harxhi.

Të fundit

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Ilir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit, duhet të ndërhyjë Kushtetuesja!

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla...

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç

Me ndryshimin e kohërave, përfshi hovin që ka marr zhvillimi teknologjik, kostot në shëndetin mendor janë të larta. Për psikiatren Arjana Rreli, frekuenca më...

Po vjen Rusi

Edison Ypi Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani. S’mund të mos vinte Rusi. Keni dhjetra vjet që...

Lajme të tjera

Web TV