Ministrja Manastirliu prezanton një pjesë të ekipit mjekësor shqiptaro-turk të Spitalit Memorial në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësise, Ogerta Manastirliu ka prezantuar një pjesë të ekipit mjekësor të Spital Memorial në Fier. Stafi do të ketë një ekip të përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk, ndërkohë që dyert e këtij spitali modern do të hapen të enjten.

“Bëhemi gati me stafin e përbashkët shqiptaro-turk për të hapur Spitalin Memorial të Fierit ditën e enjte, pra me datë 27. Sigurisht do të jetë një hapje graduale, me faza, duke filluar nga shërbimi i urgjencës. Gradualisht fillojmë vëmë në funksion këtë spital, këtë vepër të madhe të premtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel terciar”, tha Manastirliu një ditë më parë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se në këtë spital, shërbimet do të jenë sipas sistemit të referimit, ashtu sikurse janë në të gjithë spitalet tona publike. Duke e konsideruar një qëndër ekselencë, Manastirliu bëri me dije se Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut, për shërbime që deri tani i kanë marrë në QSUT, duke ulur edhe kohën e pritjes për ekzaminimet. Ministrja Manastirliu vlerësoi bashkëpunimin e stafeve mjekësore për transferimin e dijeve.

“Risia në këtë spital është që do të menaxhohet nga një staf i përbashkët shqiptaro-turk. Është bërë përzgjedhja qoftë e stafit mjekësor, qoftë e stafit infermieror, me një komision ad-hoc të ngritur me prezencën e ekipit turk dhe atij shqiptar. Por nga ana tjetër ky spital do të vlejë shumë për transferimin e dijes dhe teknologjisë. Dhe për këtë arsye kanë mbërritur në këtë fundjavë, edhe një ekip i mjekëve që do të organizojnë punën sipas shërbimeve të përcaktuara”, deklaroi Manastirliu.

Të fundit

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV