Nga Shqipëria dhe Kosova, dy pilotet ushtarake që bashkojnë SHBA dhe Shqipërinë në “Defender 2021”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valdete Mehanja dhe Armela Murati janë dy pilotet që duket i kanë dhënë kuptimin e vërtetë qëlllimit të stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”, ndërveprimit mes aleatëve të NATO-s. Nëntoger Valdete Mehanja ka lindur në Kosovë, por prej vitesh ajo është pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131, në Gardën Kombëtare e Alabamës.

Ajo ka ardhur në Shqipëri si pjesë e trupave amerikane që po marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender ‘21”. Në bazën ajrore të Farkës ajo është takuar me të vetmen vajzë të kursit të pilotit për helikopterët ushtarakë, nëntoger Armela Muratin. Armela i është bashkuar prej një viti Forcave të Armatosura shqiptare dhe thotë se ka zgjedhur rastësisht këtë kurs, pasi u emërua në Forcën Ajrore.

Të dyja vajzat kanë ndarë mes tyre sekretet e profesionit, por edhe kanë bashkuar ambicjen për të qenë të barabarta mes burrash në këtë profesion.

Nëntoger Mehanja thotë se për të ishte befasi të vinte në Shqipëri si ushtare amerikane, pasi nuk kishte qenë asnjëherë më parë. E pyetur përse kishte zgjedhur t’i bashkohej ushtrisë amerikane, ajo ka një arsye të fortë: “I jam bashkuar ushtrisë amerikane, sepse kjo ushtri, veçanërisht Amerika e ka ndihmuar shumë popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Dhe e ndiej veten si në borxh”. Nëntoger Mehanja thotë se më herët ka qenë pilote civile.

Ndërsa nëntoger Armela Murati, teksa dëgjon nga kolegia amerikane këshillat në gjuhën shqipe, thotë se ka marrë mbështetje dhe kurajo në një mjedis ku mbizotërojnë burrat. “Nuk kisha synim të bëhesha pilote. Thjesht doja t’i shërbeja vendit tim, fati deshi që unë t’i bashkohem Forcës Ajrore dhe tashmë jam edhe kursante. Presioni është goxha i madh, por unë kam ardhur me synime të qarta dhe dua që këtë hap që kam hedhur ta çoj deri në fund”, shprehet nëntoger Murati.

Lexo edhe :  "U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz", Rama sinjale të forta në Fier

E këtë ambicie të vajzës së re nga Shqipëria e inkurajon nëntoger Valdete Mehanja, e cila ka kaluar 11 vjet për të arritur deri këtu. “Mos u dorëzo, se gjithçka ja vlen!”, shprehet shqiptarja që përfaqëson SHBA në “Defender 2021”.

Të fundit

Atmosfera në Romën e lashtë, nga aroma e temjanit deri te era e keqe e kanalizimeve.

Plehra dhe temjan, djersë dhe erëza, mish dhe kufoma: një udhëtim nuhatës nëpër Romën e lashtë për të zbuluar...

Adriatiku nuk ndan më, por bashkon! Modeli Italo-Shqiptar në qendër të Europës

Nga Monada Mehmetaj Myshketa, Strasbourg Në një votim te rëndësishëm që ka marrë jehonë të gjerë, Parlamenti Europian ka vendosur të mbajë në raportin...

Kanë shumë egoizëm! Xabi Alonso do u tërheqë veshin dy yjeve të Realit

Pas humbjes 4-0 me Paris Saint-Germain në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, Real Madrid ka nisur të bëjë bilancet. Në klub duan...

Çfarë po ndodh? SHBA rifillon dërgimin e armëve në Ukrainë

Administrata e presidentit Donald Trump ka rifilluar dërgimin e disa armëve në Ukrainë, pas një pauze një javë që erdhi si pasojë e një...

Spiropali, takim me homologen në Bullgari: Shqipëria, arritje të jashtëzakonshme

Në vijim të vizitës zyrtare në Sofje, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u prit nga Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova. Spiropali është...

Lajme të tjera

Web TV