Kim Kardashian është paditur nga 7 ish- anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së shtëpisë së saj. Në padinë e tyre, ata pretendojnë se Kim është sjellë keq me ata dhe nuk i ka paguar. Sipas tyre, ylli i Kardashianëve ishte vonë me pagën e tyre, mbajti 10 përqind të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë, nuk paguante jashtë orarit dhe detyronte ata të punonin pa pushime vakti.
Këto padi janë hedhur poshtë nga një burim afër Kim Kardashian. Burimi, emri i të cilit nuk është publikuar ka treguar se po paditet personi i gabuar. “Ajo nuk ka një histori të mos paguajnë faturat e saj në kohë – kurrë nuk ka dhe kurrë nuk do të. Ajo krenohet shumë duke paguar njerëzit në kohë për punën e tyre, kështu që kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me të dhe këta punëtorë po padisin personin e gabuar.”