Pamje spektakolare/ Satelitët e Elon Musk “pushtojnë” Europën, kalojnë edhe në Fier (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Satelitët e manjatit të biznesit, Elon Musk, që kanë “shëtitur” qiejt e Europës, kanë kaluar edhe në Fier.

“BalkanWeb” ka publikuar një video, ku shihen satelitët teksa “fluturojnë” në qiell. Pamjet në fjalë janë filmuar nga një banor në një fshat të Fierit.

Spektakli i satelitëve është parë nga shumë banorë të qarkut të Fierit.

Vëzhguesit e qiellit në të gjithë Evropën raportuan më herët se netët e fundit kanë parë rrjetin e satelitëve Starlink të Elon Musk që ka dhuruar një spektakël të vërtetë në disa vende europiane, ashtu si edhe hapësirës së territorit shqiptar.

Starlink është emri informal për projektin Space X të Musk i cili ka për qëllim të krijojë një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit. Kujtojmë se satelitët e Elon Musk janë filmuar edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë pak ditë më parë.

 

Po çfarë është Starlink?
Elon Musk ka lëshuar kohët e fundit në hapësirë dhe njësinë e pestë të satelitëve “Starlink” në kuadër të projektit Space X, duke e çuar numrin e tyre në 300.

 

Ata formojnë një konstelacion me qindra satelitë, të projektuar për të mundësuar shërbim interneti me çmim më të ulët nga orbita e Tokës. Konstelacioni, i njohur ndryshe si Starlink është duke u zhvilluar në ambientet e SpaceX në Redmond të Uashingtonit. Ndërkohë që qëllimi i tij është që të sjellë internet të shpejtë në shtëpinë tuaj nga hapësira.

Të fundit

Guvernatori Sejko takim me Ambasadorin e ri të Spanjës: Ekonomia, në trend pozitiv!

Guvernatori Gent Sejko, priti në një takim zyrtar në Bankën e Shqipërisë, Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës...

Urbani merr flakë me pasagjerë brenda, momente paniku në kryeqytet (VIDEO)

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne, ku një autobus i linjës...

Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

Kompania ajrore Swiss International Airlines dhe Deutsche Lufthansa deklaruan sot se një aeroplan që fluturonte nga Beogradi për në Zyrih bëri një ulje emergjente...

Ylli i Liverpool refuzon Barcelonën: Dua të luaj te Bayern

Më në fund një lajm i mirë për Bayern! Ylli i Liverpool, Luis Diaz, ka refuzuar ofertat e Barcelonës dhe ka vendosur të transferohet në...

Gert Bogdani do të festonte sot 45-vjetorin e lindjes, mesazhi prekës i bashkëshortes

Sot do të ishte një ditë feste për familjen e Edlira Çepanit, pasi bashkëshorti i saj, Gert Bogdani, do të festonte ditëlindjen. Por, për...

Lajme të tjera

Web TV