Modernizohet qendra shëndetësore në Belsh, Balla: Ofron shërbimin e urgjencës 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqërur nga Kryetari i Bashkisë, Arif Tafani pa nga afër ambjentet e qendrës shëndetësore në Belsh, e cila është rikonstruktuuar totalisht.

Qendra e re shëndetësore ofron shërbimin cilësor dhe me të gjitha kushtet për 14000 banorë , si edhe ofron shërbimin e urgjencës 24 orë për 33000 banorët e bashkisë; shërbimin e vaksinimit, check up, ambulator etj.

Në fjalën e tij Balla tha se gjendja në të cilën ndodhej kjo qendër e bënte të pamundur ofrimin e një shërbimi shëndetësor dinjitoz për qytetarët e Belshit.

“Me rikontruksionin e saj, tashmë banorët e Belshit, nuk kanë pse të udhëtojnë në Elbasan apo Tiranë për të marrë një shërbim në kushtet e duhura. Belshi është destinacion turistik dhe si itillë duhet të vijojë procesi i vaksinimit për të gjithë operatorët turistikë të hoteleve, restoranteve dhe bujtinave. Falenderoj gjith stafin shëndetësor të kësaj qendre për gjithë shërbimin që keni bërë, sepse jeni ju ata që arritëm që ne të jemi në këtë situatë. Procesi i vaksinimit ishte vendimtarë në fitoren e kësaj lufte, por pa punën tuaj beteja nuk do të ishte fituar”, deklaroi Balla.

Rikonstruksioni i kësaj Qendre Shëndetësore vjen në kuadër të projektit të 100 qendrave shëndetësore, financim i Ministrisë së Shëndetësisë.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV