Gjyqtarja Enkeleda Kapedani mohon videot e saj në Tik Tok: Nuk jam unë! Pamjet janë të inskenuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, magjistratja që shfaqet në rrjetin social Tik Tok duke bërë paradë në zyrë, me lëvizje seksi dhe gjithë forma, mohon të jetë ajo.

Një çudi në fakt, pasi ajo thotë se videot janë të inskenuara, ndërkohë që shfaqet vetë me zë dhe figurë.

“Nuk kam asnjë rrjet social. Nuk kam pasur asnjëherë”, ka thënë gjyqtarja e Elbasanit, për të cilën sot është mbledhur dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe ka vendosur nisjen e hetimit disiplinor për të.

E kontaktuar nga Fax News pas vendimit të ILD-së, Enkeleda Kapedani është shprehur se videot janë të inskenuara qëllimisht për të përbaltur figurën e saj.

Videot e shpërndara prej saj janë bërë virale, për mënyrën luksoze të jetesës. Me veshje ekstravagante, firma të shtrenjta si Gucci e Prada, makinë BMW, kryegjyqtarja e Elbasanit ka arritur të marrë më shumë vëmendje se modelet dhe vajzat e showbizit shqiptar.

Të fundit

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11...

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni opozitar duhet riformatuar. Arsyeja pse Tabaku...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Lajme të tjera

Web TV