PD dhe LSI dështojnë edhe në Korçë/ KAS rrëzon kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve: Rezultatet janë ato të 25 prillit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dështojnë përsi në KAS me kërkesën e tyre për përsëritjen e zgjehdjeve në Qarkun e Korçës. Vendimi ëhstë dhënë pak minuta më parë.

Ndërkohë, përfaqësuesit e dy partive nuk kanë bërë komente për vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, në këtë fazë. Nuk dihet nëse edhe për Korçën, PD dhe LSI do t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor pasi betejnë në KAS e humbën.

“KAS pasi analizoi provat dhe faktet e paraqitura, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PD dhe LSI, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. Palët për këtë duhet të paraqesin brenda 5 ditëve ankimim në Kolegjin Zgjedhor.”

Sakaq, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI dhe për Qarkun e Elbasanit.

“Nga faktet dhe provat e administruara, me shumicë votash u vendos, rrëzimi i kërkesave të PD dhe LSI, për Qarkun e Elbasanit, ky vendim hy në fuqi menjëherë dhe ilustrohet në fletoren zyrtare, për këtë vendim do të mund të bëhet ankimim në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit.”

Më parë, KAS ka rrëzuar anëksat e PD dhe LSI për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Beratit, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Durrës.

Aktualisht, në Kolegjin Zgjedhor po zhvillohet procesi i kërkuar nga PD, LSI dhe kandidati i Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani, të cilët kërkojnë rrëzimin e kërkesës së mëparshme të KAS, që la në fuqi vendimin e KQZ për rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Të fundit

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë të humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Lajme të tjera

Web TV