Rama publikon shifrat: Sa studentë ekselentë aplikuan për t’iu bashkuar mandatit të tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

349 studentë ekselentë kanë aplikuar në platformën qeveritar, duke shprehur dëshirën për të kontribuar në mandatin e tretë.

Shifrat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.

Mesazhi i Ramës:
349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:
• Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
• Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
• Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë
Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm.
Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës
gatipershqiperine@kryeministria.al
Me konsideratat më të larta,
Zyra e Koordinimit të nismës “Gati për Shqipërinë”

Të fundit

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Gjiganti gjerman i teknologjisë, Loewe dhe argjendari i njohur amerikan Jacob & Co. kanë bashkuar forcat dhe kanë prezantuar një seri të kufizuar kufjesh...

Flutura Açka, kërkësë publike Gazmend Bardhit: Më kërko falje!

Flutura Açka, i ka drejtuar një kërkesë publike për ndjesë Gazment Bardhit. E ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Açka u shpreh e...

30-vjeçarja bie nga kati i 6-të i pallatit pas sherrit me partnerin!

Evelinndel Moori Chamorro me origjinë nga Peruja, ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës (1 shtator) pasi ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV