‘Donte të më rrëmbente’, 21-vjeçarja në Tiranë tregon makthin e përndjekjes nga fqinji i saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg, nën akuzën se ka përndjekur ish-të dashurën e tij 21-vjeçare, të cilën njëkohësisht e kishte edhe fqinj.

Në vendimin e gjykatës thuhet se në datën 12.01.2021 shtetasja D. R., teksa ka qenë duke udhëtuar me autobus urban, është përndjekur nga i pandehuri E. Sh., i cili fillimisht e ka ndjekur me automjetin e tij, e më pas ka hipur në autobus është ulur pranë saj.

Pasi shtetasja D. R., ka zbritur nga autobusi, i pandehuri e ka ndjekur nga prapa dhe në një moment e ka ndaluar duke i marrë telefonin me forcë e jashtë dëshirës së saj, shkruan MCN.

Në vijim kjo shtetase ka kërkuar ndihmën e një patrulle policie, e cila ka telefonuar të pandehurin duke i kërkuar fillimisht të kthente telefonin e më pas të mos shqetësonte më D. R.

Në vijim, i pandehuri e ka kthyer telefonin nëpërmjet një shoku të tij dhe D., ka vazhduar rrugën në këmbë për në banesën e saj dhe në një moment i pandehuri E. Sh., i ka dalë përsëri përpara dhe këtë herë ka dashur ta marrë kundër dëshirës së saj në makinë.

Dezdemona ka filluar të kërkojë ndihmë dhe rastësisht aty është gjetur një patrullë tjetër e Policisë së Shtetit.

Ky version i shtetases D. R., është konfirmuar edhe nga punonjësit e Policisë. Ata konfirmojnë të dy momentet e përndjekjes nga ana e të pandehurit ndaj shtetases D. R., si në momentin kur i mori me forcë telefonin ashtu edhe kur kërkoi ta fuste me forcë në automjetin e tij.

Në vijim të kësaj ngjarjeje, shtetasja D. R., pasi është pyetur lidhur me këtë ngjarje ka deklaruar se të pandehurin E. Sh., e ka fqinj dhe se e ka patur të dashur para dy vjetësh, por janë ndarë dhe e ai nuk e pranon këtë fakt dhe vazhdon ta përndjekë.

Të fundit

Rama paralajmëroi ndryshime në qeveri, Braçe: Duhen figura të reja, por…

Deputeti socialist Erion Braçe, i dyti më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës me 23,864...

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli në lidhje me sëmundjet seksualisht...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakën e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Lajme të tjera

Web TV