I shkriu djalin në acid, babai për bosin mafioz: Nuk di ç`ndodh po më doli përpara!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I penduari i drejtësisë në Itali, Santino de Matteo ka reaguar pas lirimit të ish-bosit mafioz që i vrau të birin, Giuseppe.

“Unë nuk kam fjalë për këtë që po ndodh, shteti u mashtrua. Ai ka mbytur edhe një vajzë shtatzënë, Antonella Bonomo 23 vjeçe dhe i torturoi të fejuarin.

“E mbyti pa arsye, ajo nuk dinte gjë. ai ka bërë gjëra të tmerrshme, thjesht nuk i përket racës njerëzore” ; me këto fjalë de Matteo që vazhdon të qëndrojë në një vend të fshehtë, reagoi ndaj lirimit të Giovanni Brasca pas 25 vitesh burg.

“Ai duhet të vdiste prapa hekurave, aty duhet të kalbej”, vazhdon i penduari që humbi të birin vetëm sepse Brusca me të vëllain Renzo, për llogari të Toto Riinës, deshën t`i mbyllnin gojën e ta shantazhonin që të mos fliste. Ata e sekuestruan Giuseppen për gati dy vjet, e pastaj e vranë. Për të zhdukur gjurmët, Brusca e shkriu trupin e 13 vjeçarit në acid.

“E njihte djalin tim që fëmijë, kishte luajtur dhe play station me të. E prapë, e hodhi në acid. Po a paguhet me 20 vjet burg një tmerr i tillë? Nuk kam asnjë varr se ku ta qaj. Nëse e shoh atë njeri në rrugë, unë jap garanci për atë që mund të ndodhë”, është shprehur de Matteo.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV