Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Eri Aga ka qenë i ftuar n’Kosovë Show për të folur për këngën e tij Columbiana së bashku me Deyzoh x Arsi dhe Sardi. Eri ka komentuar dhe emisionin Për’Puthen, ku ka folur për marrëdhënien me ish-konkurrentët, opinionistin Arjan Konomi dhe autoren e emisionin Olsa Muhameti.
Por një sherr ka ndodhur mes Erit dhe disa personave lidhur me një konkurrente të It’s my love, e cila ishte e ftuar në emision. Erit ‘i është bërë një kamera e fshehtë’, ku disa persona janë futur nga backstage dhe kanë filluar të konfliktohen me Erin, lidhur me flirtimet e këtij të fundit me konkurrenten e It’s my love.
“Kë kap ti mo ej, më njeh ti mua?”, dëgjohet të thotë Eri.
Por pas situatës së tensionuar, Erit i është komunikuar se gjithçka ishte një ‘lojë’.