Pasi mori peng të dashurën, i riu vetëvritet “live” në Instagram pas ndjekjes nga policia (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 28-vjeçar, influencer në rrjetet sociale, qëlloi veten me armë, ndërsa gjithçka u transmetua “live” në Instagram.

Angel Hernandez Grado, i cili në Instagram njihej si S2K Wya, u ndoq për orë të tëra nga policia në Kaliforni, pasi akuzohej se abuzoi me të dashurën, e cila ishte edhe nëna e djalit të tij.

Sipas policisë, 28-vjeçari, shumë i njohur në garat me makina, kishte mbajtur të dashurën e tij të mbyllur në apartament për dy ditë në San Diego. Ajo arriti të shpëtonte pasi e ndihmuan fqinjët kur Grado ishte larguar. Ai e kishte lidhur, tentoi ta përdhunonte, ndërsa e kishte goditur në kokë. Më pas, ai i kishte thënë të dashurës se do të blinte një armë dhe në rast se ajo do të njoftonte policinë, do ta vriste.

Pasi u njoftua për ngjarjen, policia zbuloi se autori ishte duke lëvizur me një makinë të bardhë BMW X5 dhe u vu menjëherë në ndjekje. Pasi u bllokua në autostradë nga policia, 28-vjeçari u fut “live” në Instagram. “Unë  e dua djalin, por jam i lodhur nga jeta ime”, tha Grado dhe më pas qëlloi veten me armë.

E dashura e tij u dërgua në spital me brinjë të thyera dhe lëndime të tjera në kokë e trup, por jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit

Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka...

E rëndë në Rrogozhinë, tifozi bie nga tribuna në ndeshjen Egnatia-Elbasani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Rrogozhinës, aty ku po luhej ndeshja e Superiores mes Egnatias dhe Elbasanit. Në minutën e 79-të,...

Gjykata Europiane pranon kërkesën e Belerit, do shqyrtohen parregullsit

Sipas mediave greke, Gjykata ka lënë afat deri më datë 26 qershor për shqyrtimin e kësaj çështje nga palët për t’’i dhënë një zgjidhje...

Bllofi i gazetarëve me “faktet tronditësë” të SPAK për Veliajn

Nga Andi Bushati Publikimi i bisedave të përgjuara të Veliajt në burg, na tregoi përpos të tjerave, se SPAK, poashtu si partitë politike, apo edhe...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët në fundin e oqeanit

Një ekip shkencëtarësh zbuloi një strukturë shkëmbore të pazakontë rreth 60 kilometra larg ishullit Rarotonga, pjesë e Ishujve Cook në Oqeanin Paqësor Jugor. Zbulimi...

Lajme të tjera

Web TV