Horoskopi ditor 2 qershor 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Sot do të keni akoma probleme në punë që mund t’ju çojnë të keni, për pasojë, edhe disa probleme në çift. Mundohuni të mos i hiqni kohë dashurisë për shkak të profesionit tuaj. Disa probleme ekonomike për tu zgjidhur.

Demi

Mbani të fshehta planet dhe ambiciet tuaja, të paktën për sot. Më mirë të jesh i kujdesshëm, veçanërisht me fjalët dhe takime e fshehta dhe hidhërimet ndaj një personi tjetër që nuk është partneri juaj zyrtar, sepse mund të shkaktosh xhelozi të fortë tek ai / ajo, duke krijuar një skenë katastrofike.

Binjakët

Nesër mund të kuptoni se zemra mund të nisë të rrahë për një person i cili më parë nuk ka qënë në vëmendjen tuaj. Një fillim i ri është gjithmonë shumë emocionues. Ruajeni këtë ndjenjë të fuqishme dhe vlerësoni çdo moment.

Gaforrja

Kjo do jetë një ditë e mirë për shenjën tuaj. Nuk ka asnjë pengesë nëse keni vendosur ta kaloni atë me njerëzit që doni. Nëse dëshironi të fantazoni dhe argëtoheni, kërkoni për dikë që i përket shënjës së Demit tërheqës, Akrepit sensual ose shënjës së Peshqëve të ëmbël. Një nga këta mund të jenë partneri ideal për të kaluar ditën.

Luani

Një falenderim i përzemërt për Hënën që ju shikon me mirësi. Shoqëria, hijeshia dhe aftësitë e komunikimit janë në dispozicionin tuaj për të realizuar aspiratat tuaja. Jeta si çift është shumë e mirë me një harmoni gati të përsorur. Beqarët janë duke luftuar për njohje të reja dhe intriguese. Bëhuni gati t’i hapni zemrën dikujt. Udhëtoni dhe krijoni kontakte të reja.

Virgjeresha

Yjet do shkëlqejnë sot në sektorin sentimental dhe në sektorin profesional. Ju keni një sens të shkëlqyeshëm të disiplinës dhe mund t’i drejtoni energjitë tuaja drejt qëllimeve të qarta. Shumica prej jush sot do të marrin një rol më prestigjoz. Pranoni mundësi për të takuar njerëz për të lehtësuar kontaktet profesionale.

Peshorja

Ju keni gjithçka që duhet për të shfrytëzuar mundësi shumë të mira. Filloni të veproni, mos qëndroni duarkryq, jini protagonistë të vërtetë në mjedis dhe në çdo rrethanë. Duke pasur parasysh kureshtjen tuaj natyrore, perspektiva për të mësuar diçka të re, ju tërheq. Mos hiqni dorë nga asgjë prej frikës apo vështirësive që mund të hasni!

Lexo edhe :  Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, zbulohet arsyeja

Akrepi

Dita nuk do të nis aspak mirë, por do të jetë e mbushur me tensione dhe të papritura, të cilat kanë të bëjnë me jetën në çift. Mundohuni të mos e humbni durimin dhe të gjeni një pikë për tu qetësuar. Ata që janë vetëm, do të jenë të mbushur me pasiguri. Do të keni mundësi që të bëni zgjedhje të rëndësishme sa i takon punës.

Shigjetari

Megjithëse dita nuk premton mrekulli përsa i përket argëtimit, një ndjenjë e paqës do ju shoqërojë gjatë gjithë ditës, e kjo falë një ekuilibri të fortë emocional. Atmosferë e qetë, ideale për të punuar ose për veten tuaj. Përpiquni të bëni ndonjë masazh ose trajtim bukurie. Nuk përjashtohet mundësia që dëshirat tuaja mund të mos realizohen, sidoqoftë tregohuni të guximshëm.

Bricjapi

Bricjapët kanë një mundësi të mirë për t’ia kushtuar këtë ditë komoditetit. Në mbrëmje do t’ju vijnë disa të ftuar ose mund të shkoni në një mbrëmje me miqtë. Parashikohet të kaloni momente mjaft të këndshme, nën shoqërinë e duhur.

Ujori

E martë e qetë dhe mbase pak shumë e gjatë për ju. Në punë, me pandeminë Covid-19, sfidat nuk mungojnë; përballuni me to me qartësi dhe dinakëri. Nëse punoni në një ekip me të tjerët, mos u tregoni të ashpër ose do të humbni durimin e kolegëve. Në frontin e dashurisë, gjithçka është e bukur: partneri juaj do t’ju surprizojë dhe do të ngeleni pa fjalë.

Peshqit

Në pjesën e parë të ditës, mund të ndiheni të mposhtur nga një lodhje e akumuluar prej kohësh. Por, mos u shqetesoni pasi situata do të përmirësohet.

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV