Vrasje e paralajmëruar/ U ekzekutua me plumb në zemër, momenti kur Çajup Selimi fliste nga spitali pas sulmit me leva (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky është biznesmeni Çajup Selimi, i cili është qëlluar për vdekje, mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Tepelenës.

Selimi ishte pronar i një biznesi në Tepelenë dhe rreth tre vite më parë është paraqitur në Spitalin e Gjirokastrës si pasojë e plagëve të marra, pasi është goditur me mjete të forta nga 2 persona në qendër të qytetit. Në videon e vitit 2018, nga spitali ai tregonte se si ndodhi ngjarja, ndërsa tregonte se kjo ishte hera e 4 që kërcënohej me jetë.

Deklarata e tij nga spitali në vitin 2018:

Pse rri te busi ti, pse rri përballë punës tënde, unë jam biznesmen, mos rri ti atje se duam ne. Vajta për të hedhur lekë për ofertën te AMC, ata sa dola nga aty erdhën dhe më qëlluan direkt para lokalit të Tërmet Premçit, më qëlluan me leva, me nxorën thika, më kërcënuan me jetë. Është e katërta herë që më kërcënojnë me jetë dhe i mbron ish-shefi i komisariatit Tepelenë.

Nuk e di ç’lidhje kanë punojnë bashkë ata, me se punojnë nuk e di, punojnë me të zezë. Është hera e 4 që po kërcënohem dhe shteti nuk vë dorë se janë të shtetit, ne jemi shteti thonë ata.

Për mua nuk vlejnë taksat, vetëm taksat e atyre vlejnë . Unë jam një biznesmen dhe taksat e mia nuk vlejnë , vetëm taksat e atyre vlejnë. Domethënë unë jam jashtë, duhet të vdes unë, ata po më kërcënojnë që unë mos të rri as në biznesin tim, mos kalo këtu, mos rri atje, mos bëj këtu.

Nuk e marr vesh ca kanë, ata i mbron shteti. Partizan do dal tani unë, ata kanë shtetin./TopChannel

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV