U vra mbrëmë në derën e shtëpisë/ Kush është Shkëlzen Velaj dhe lidhja e tij me masakrën e Coles

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëlzen Velaj është 35-vjeçari, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme në Vlorë, sapo ai po hynte në banesën e tij. Velaj u ekzekutua nga disa persona, të cilët më pas u larguan me një automjet dhe e dogjën këtë të fundit vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Por, kush është Shkëlzen Velaj?

35-vjeçari është vëllai i Ardi Velaj, viktimës së masakrës së Coles në 7 prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Në atë kohë policia arrestoi atëherë si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë. Ashtu siç pritej, ato vrasje ndezën një seri atentatesh për hakmarrje. Policia dyshon se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017. Plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së.

Pas 5 muajsh, hakmarrja do të vijonte në rrugën “Transballkanike”. Më 1 tetor të vitit 2017 janë plagosur Ferdinand Llanaj, së bashku me Dritan Begaj, ndërsa u plagos edhe një i mitur, raporton tch. Policia, në këtë rast gjeti vetëm automjetin e djegur të autorëve.

Më 14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve. Arjan Hasani dhe Orest Rexho u vranë, ndërsa miku i tyre, Armando Sulejmani, i njohur me emrin “Çipuri” u plagos rëndë. Ky i fundit u ndalua ndërsa ishte në kërkim nga policia, pasi dyshohet si një prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve të sulmit të armatosur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të plagosur Ferdinand Llanaj, djali i tij i mitur, dhe i afërmi i tij Dritan Begaj. Por “Çipurin”, që s’e gjeti dot policia, e gjetën kundërshtarët e tij.

Të fundit

Përfundon numërimi edhe në Skrapar, Partia Socialiste fiton 66.46% të votave!

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Skraparit, që i përket qarkut Berat. Nga rezultatet, Partia Socialiste...

Qarku Vlorë/ PS kryeson me shumicë votash, “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

Në Vlorë janë numëruar 198 qendra votimi nga 449 në totali, ku deri tani kryeson Partia Socialiste me  22,581 vota ose 57.5% Pason Koalicioni Partia Demokratike...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Grupi i PD-së për mediat ka njoftuar se kryedemokrati do të zhvillojë një konferenë me gazetarët në orën 13:30. Konferenca do të zhvillohet në sallën “Azem...

Delvina voton PS, përfundon numërimi i votave për subjektet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike edhe në KZAZ 90, të bashkisë së Delvinës. Sipas tabelës së rezultateve të publikuar në...

“Kandidatja e krimit”/ Socialistja Sara Mila falenderon Berishën: Reklamë fantastike!

Kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila, e bërë e njohur gjatë fushatë elektorale nga përmendjet e shpeshta të Sali Berishës, që e etiketonte si kandidate e krimit. Sara...

Lajme të tjera

Web TV