Videot në TikTok të Enkeleda Kapedanit/Balla: Politika s’ka më punë me emërimet në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Videot në TikTok të drejtueses së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani kanë krijuar debate në Kuvend.  Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar nga Kuvendi se tashmë politika nuk ka më punë në emërimet në drejetësi dhe se një gjë e tillë i përket të kaluarës. Duke komentuar deklaratat e bëra më herët nga deputeti Myslim Murrizi, Balla tha se mendon që Shqipëria ka një shkollë magjistrature shumë të mirë.

“Lidhur me çështjen që përmendi dhe që lidhet me vijimin ecjen përpara të reformës në drejtësi apo me problematika që lidhen me funksionalitetin e shkollës së magjistraturës. Shkolla e magjistraturës është modeli i vetëm ë kanë të gjitha vendet për mënyrën e përgatitjen profesionale. Ajo që kemi garantuar është heqja dorë nga sëmundja 30 vjeçare ku emërtesën në sistem të magjistratëve të mos e këtë më politika. Anëtari i një gjykate apo një prokuror emërohej me propozim të prokurorit të përgjithsëhm apo të këshillit të lartë të drejtësisë ku këshilltari i drejtësisë ishte presidenti.

Ka pasur në kuvend dekrete të presidentëve të ndryshëm që mazhorancës së asaj kohe si pëlqente dhe nuk veprohej para gjykatës. Po aq e papranueshme ishte edhe qasja tjetër që presidentit si përlequ renditja e emërimeve në drejtësi ndërkohë që ligji është shumë i qartë. Ne politikanët skemi më punë me emërimin e anëtarëve të sistemit gjyqësor. Anëtarët e gjykatës janë 3 vakanca, të aplikojnë në kohë kandidatët”, tha ai.

Duke sjellë edhe një herë në vëmendje shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, Balla tha se leksioni i sekretarit amerikan të shtetit ishte i qartë.

“Mendjen në kokë duhet ta ketë secili të plotë. Partnerët e SHBA janë aleatë të Shqipërisë e shqiptarëve. Një sistem drejtësie i pavarur mund të garantojë një shoqëri të barabartë. Leksion i sekretarit blinken përkundrejt atyre që kanë penguar reformën është një leksion që menjen në kokë duhet ta kenë të gjithë”.

Lexo edhe :  Rinumërimi në qarkun Tiranë: Detajet e fundit dhe planin në vijim

Balla duke folur në Kuvendi është shprehur sot ndërsa diskutohej raporti për dokumentet e ish-sigurimit se është krenar për atë që PS ka bërë për të përndjekurit.

 

Të fundit

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave, magnituda ka qenë 4.4,...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Lajme të tjera

Web TV