Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Ish gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e saj për lirim nga burgu.

Hoxha kërkoi masë më të butë me pretendimet se ajo duhet të kujdeset për vajzën e saj te mitur dhe djalin e saj autik.

Por gjykata rrezoi kërkesën e saj duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK,  “arrest me burg”.

Kujtojmë se Hoxha u arrestua nga SPAK me akuzën e lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave.

Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për të.

Ndërkohë, rreth dy muaj më parë KLGJ pranoi kërkesën e ILD për shkarkimin e saj nga detyra e magjistratës.