E rëndë/ Oficeri i Policisë tenton të abuzojë me 13-vjeçaren në ashensor (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku një vajzë 13-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga një oficer policie. Incidenti u regjistrua nga kamera e sigurisë ndërsa ne video shihet 54-vjeçari Glenn Roche, i cili përpiqet të prekë me forcë vajzën në një ashensor brenda stacionit të trenit në Sidnei.

Justifikimet e të pandehurit nuk bindën gjykatën e cila do të shpallë vendimin në muajin gusht. Sipas Daily Mail, ditën e incidentit, Roche kishte shëtitur në qytet së bashku me bashkëshorten tij si dhe nënën dhe motrat e vajzës. Skena në fjalë në videon e mësipërme u regjistrua në fund të këtij njoftimi të përbashkët.

13-vjeçarja dëshmoi në gjykatë se burri u përpoq ta kapte atë me forcë dy herë. 54-vjeçari  nga ana tjetër i tha gjykatës se ishte thjesht një lojë , ndërsa më parë pranoi në polici se kishte prekur vajzën në gjoks aksidentalisht.

“Ndodhi sepse ajo e la trupin e saj të binte në tokë dhe më rrëshqiti në duar,” pohoi 54-vjeçari.

Herën e parë që ai u paraqit në gjykatë, shtatorin e kaluar, shpjegoi se po e përndiqte vajzën duke bërë shaka.

“Në atë moment e pashë si sfidë ta kapja dhe ti jepja asaj një puthje siç kisha bërë më parë me nënën dhe motrën  e saj. Mbaj mend që e putha në faqen e djathtë dhe ky ishte qëllimi im i vetëm”, theksoi Roche.

Të fundit

“Në fillim nuk më pranuan…”/ Aktori Ledio Lako rrëfen vështirësitë e nisjes së karrierës

Aktori ikonik i “Portokallisë”, Ledio Lako në një rrëfim për një emision televiziv, tregoi vështirësitë e fillimit të karrierës...

Çfarë do të prezantojë Apple në eventin e saj më të papritur

Apple ka paralajmëruar një prezantim për këtë të martë, më 7 maj në orën 16:00 në Spanjë nën titullin Let loose , i cili fillimisht do...

Tetë orë në SPAK/ Veliaj: Dhashë kontributin tim për të vërtetën, unë sot nuk jam…

“Unë sot nuk jam as i akuzuar, por as në hetim. Dhash kontributin tim për të vërtetën”, kështu shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës,...

Luizi falenderon Kiarën: Më ke bërë bab dhe njeriun më të lumtur në botë (Video)

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh...

Pas skandaleve dhe ofendimeve, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kthehen sërish bashkë?

Para pak kohësh Fjolla Morina ka ‘tronditur rrjetin’ me anë të një video live në Instagram. Këngëtarja ka akuzuar ish- partnerin e saj, Fisnik...

Lajme të tjera

Web TV