Besimtarët ortodokse nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të kremtuar festën e Shën Johan Vladimirit në Manastirin që mban emrin e shenjtit.
Qytetarë të shumtë shkuan në fshatin Shijon, të cilët ndezën qirinj në Manastir dhe u lutën.
Shën Joan Vladimiri ishte një prijës dhe më vonë shenjtor, që nderohet çdo 4 Qershor në Shijon të Elbasanit nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës, ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit.
Ndërkohë, ditën e sotme del lipsani i Shën Joan Vladimirit dhe janë organizuar disa aktivitete. Ndërsa mendohet se disa shekuj më parë ka nisur predikimin e fesë ortodokse në këto zona.