SHÇBA dhe SPAK arrestojnë inspektorin e Zjarrfikëses në Fier, i merrte lekë bizneseve që mos ti gjobiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektori i Zjarrfikëses në Fier është arrestuar sot nga SHÇBA dhe SPAK, i akuzuar për korrupsion, pasi dyshohet se i merrte para bizneseve në mënyrë që të mos i gjobiste.

Me një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se në pranga ka rënë 53-vjeçari me inicialet  K.R., me detyrë Inspektor i parandalimin në Shërbimin e Mbrojtjes ndaj Zjarrit dhe Shpëtimit (MNZSH) pranë Bashkisë Fier. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi disa mujor të SHÇBA, nën drejtimin e SPAK

53-vjeçari dyshohet se ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa.

Atij iu sekuestruan 32,000 lekë, të dyshuara si produkt i ndërveprimeve korruptive, një thikë dhe dorezë të inkorporuara me njëra tjetrën dhe një shkop bejsbolli. Thikën dhe shkopin e bejsbollit, 53-vjeçari i mbante me vete gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV