Videot e Enkeleda Kapedani në TikTok/ KLGJ shqyrton të hënën kërkesën për shkarkimin e kryegjyqtares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar ditën e hënë për të shqyrtuar kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për pezullimin dhe shkarkimin nga detyra të kryetares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Ishte vetë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, i cili ka urdhëruar që të nisen hetimet disiplinore kundrejt kryetares së Gjykatës, Kapedani.
Ky vendim erdhi bazuar te videot që ka postuar kryetarja në median sociale, TikTok. Aty, magjistratja shfaqej duke treguar veshjet e saj dhe ambientin e punës.

Kapedani ka mohuar të ketë llogari në TikTok dhe se videot i janë shpërndarë qëllimisht nga dikush tjetër, për t’i denigruar figurën.
Enkeleda Kapedani nuk është emër i papërmendur në media pasi, në dhjetor të 2019, ajo u bë qendra e diskutimeve kur u lirua nga burgu, Viktor Ymeri, një nga njerëzit më problematikë në Vlorë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka uruar marrjen e masave të duhura dhe hetim të thelluar të gjendjes pasurore të Kapedanit. /MCN.Tv/

Të fundit

Depozitat e shqiptarëve në USD rritje rekord, pranë nivelit më të lartë të kësaj dekade

Depozitat në Dollarë Amerikanë në Shqipëri kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë gjysmës së parë të vitit 2025,...

Si u kapën trafikantët shqiptarë me 40 milionë euro fitim nga trafikimi i drogës

Në një goditje të rëndësishme ndaj krimit të organizuar ndërkombëtar, autoritetet shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit nga Belgjika,...

Skenë si në filma!/ SHBA, përpiqet t’i shpëtojë policisë, hajduti hidhet në ujë por…

Momente dramatike u zhvilluan gjatë ndjekjes së një të dyshuari për vjedhje makinash në Queens, që përfundoi në mënyrë të pazakontë — me një...

Fenomeni i çuditshëm në Kinë/ Të rinjtë paguajnë që të shtiren sikur punojnë

Në Kinë po rritet një trend i pazakontë mes të rinjve të papunë: ata paguajnë kompani që t’u japin mundësinë të shtiren sikur punojnë...

Gardhi i Gani Strazimirit apo Gardhi i Kengo Kuma?

Auron Tare Në një video promocionale AADF në bashkëpunim me Ekipin e Komunales së Gjirokastrës, po promovojnë restaurimin e Gardhit rrethues të Qytetit Antik të Butrintit. Restaurimi i...

Lajme të tjera

Web TV