Aksident në Gjirokastër, plagosen rëndë dy drejtuesit e mjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë pranë NSHN.

Në motoçikletë është përplasur me një autoveturë në rrethana ende të pasqaruara.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë drejtuesi i mjetit dhe i motoçikletës. Policia rrugore dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur pasojat e aksidentit.