Çmendet pasagjeri, tenton të hyjë në kabinën e pilotit dhe të rrembejë avionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku një pasagjer në një fluturim të Delta Air Lines nga LA në Nashville se u përpoq të thyejë kabinën e pilotit ditën e djeshme, duke detyruar avionin të devijonte për në Neë Mexico

Sipas mediave një pasagjer në fluturim postoi video të incidentit në Tëitter dhe tha se fluturimi duhej të bënte një ulje emergjente sepse një pasagjer “u përpoq të rrëmbente aeroplanin”.

Videot tregojnë një stjuardesë Delta që duket se po ndalon pasagjerin në pjesën e pasme të avionit ndërsa zëdhënësi i Delta Anthony Black tha se Fluturimi 386 u ul në Albuquerque pa incidente dhe vlerësoi ekuipazhin e fluturimit dhe pasagjerët për “ndalimin e një pasagjeri të padisiplinuar” gjatë fluturimit. Agresori i arrestua menjëherë pas uljes së avionit.

Boeing 737-900 mbante 162 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Incidenti vjen ndërsa linjat ajrore shohin një rritje të numrit të pasagjerëve që nuk sillen mirë, duke detyruar një goditje nga Administrata Federale e Aviacionit.

Ky nuk është rasti i vetëm kur një pasagjer rebelohet pasi vetëm para pak ditësh një tjetër pasagjere sulmoi një stjuardesë të cilën e dëmtoi në fytyrë. Kjo gjë ka bërë që SHBA dhe dhe shtetet jugperëndimore të mos shesin më pije alkolike gjatë udhëtimit të paktën deri në datën 13 shtator.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV