Piro Mani, ikën “gjenerali” që pushtoi skenën teatrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Prej kohësh kishte marrë të drejtën të cilësohej si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, punoi duke ngjitur në skenë të paktën 80 vepra

Në shesh të xhirimit, papritur ai ishte kthyer në një ushtar, pa grada e spaleta, dhe një tjetër gjeneral drejtonte: Ka motor…? Dhe çak-u binte. Dubël 1.

-More pizevenga, ç’kini more? Hë mo ç’kini, pse s’flisni? Hë bij bushtrash o bij bushtrash. Ju ka ardhur keq për dashin ëëëë? Doni tua paguaj? Sa u bën? Na. U mjaftojnë këto…?

Është pjesë e batutave të një personazhi që vështirë se mund të harrohet. I mbetur në pelikulë si: Sali Protopapa. Si rrallëherë, mori përsipër ta skalisë ai, që nuk ishte vetëm një aktor, si në rininë e hershme të tij, por një regjisor, ylli i të cilit kish filluar të shkëlqente fort.

Me një zë karakteristik e imponues e një një vështrim që të mbërthent fort, fytyra e komandantit të një çete ballistësh, me shqiponjë në qeleshe, – karakteri letrar i shkruar prej Dritëro Agollit në romanin “Komisari Memo” dhe i përshtatur për realizimin kinematografik “I teti në bronz”, – do të personifikohej më atë të Piro Manit. Sepse ishte ai që i dha aq shumë jetë, sa nuk mund të shlyej nga mendja e askujt që e kishte parë filmin qoftë dhe një herë të vetme.

-Lëri more dënglat ti, plak matuf, Ibrahimi ka fjetur mbrëmë këtu në fshat. Mos u mundoni të ma hidhni. Dhe nëse nuk e nxirrni, nuk keni për ta gëzuar atë thekër që po më shini atje.

Ky ishte roli i dytë e tij si aktor, pasi më parë se kaq në filmin “Vitet e para” prodhim i vitit 1965 me regji të Kristaq Dhamos, ai kishte interpretuar rolin e Stavri Larës. Ndërsa personazhi i tij i fundit kinematografik ka qenë në filmin “Larg Barbarëve” me regji të Liri Begesë.

Por jo vetëm kaq. Sepse Piro Mani ka pasur dhe disa përvoja të tjera si aktor, por në teatër. Dhe kjo dashuri e tij, ndoshta vinte për shkak se në shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” ai studioi në degën e aktrimit.

Megjithatë, e në të gjitha rastet, Piro Mani ishte ishte një “gjeneral”, i gjallë e i papërmbajtshëm për të hedhur në sulm një divizion apo një korpus me njësi brigadash, ndërsa skena teatrore ishte fitorja më e madhe ndër pushtimet e tij prej regjisori karriere.

Piro Mani prej vitesh i mungonte realitetit shqiptar. Skenës shqiptare gjithashtu, dhe po aq studentëve të degës së dramaturgjisë e regjisurës së bashku, si pedagog i tyre. Jetonte në Amerikën e largët prej së paku njëzetë vitesh. E kishte ndërtuar jetën e tij atje, së bashku me bashkëshorten, aktoren fort të njohur Pavlina Mani, e familjarët e tjerë.

Lexo edhe :  Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit dhe Inovacionit në Korçë

Por në 3 qershorin e vitit 2021, fiks 50 ditë pasi kishte festuar përvjetorin e tij të 89-të, regjisori i njohur shqiptar do të ndahej nga jeta. Kjo ishte mjaft trishtuese për të gjithë, jo vetëm për ata që i përkasin komunitetit teatror.

Piro Mani prej kohësh kishte marrë të drejtën të cilësohej si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, punoi në Teatrin Kombëtar për 25 vite rresht, duke ngjitur në skenën e këtij të fundit të paktën 80 vepra. Shfaqjet me suksesin më të madh ishin “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”. Por dhe shumë të tjera pas tyre do të kishin po të njëjtën audiencë: “Fytyra e dytë”, “Përmbytja e madhe”, apo “Monserati”.

Për skenën e Teatrit Kombëtar ai u kthye në legjendë që në të gjallë të tij.

Por Piro Mani kishte pasur dhe një përvojë 8-vjeçare si regjisor i teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, në të cilin u emërua sapo u kthye nga studimet që i kishte kryer në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Sepse në fakt ai ishte nga Korça dhe kishte lindur në këtë qytet plot tradita kulturore, pikërisht  në 14 prill të vitit 1932.

Në karrierën e tij të gjatë profesionale ai është nderuar me shumë çmime dhe mbante titullin e lartë “Artist i popullit”. Njihej si mjeshtër i regjisë, i skenave masive, dhe si njohës i thellë i mizanskenës.

E megjithatë, Piro Mani nuk ka qenë vetëm një regjisor i Teatrit Kombëtar. Ai ka prekur dhe shumë skena të teatrit dramatik të Shqipërisë, në Estradën e Tiranës, por dhe në Teatrin e Operës dhe Baletit ku inskenoi disa opera të njohura nga repertori muzikor botëror e ai shqiptar.

Teatri Kombëtar ka njohur disa regjisorë që kanë spikatur fort: Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Fatos Haxhiraj. Por duket se Piro Mani dhe për shkak të volumit të madh të punës së tij, u identifikua me vetë Teatrin. Në këtë pikë do të citoja kritikun e njohur Josif Papagjonin, i cili në një shkrim të botuar prej tij nën titullin: “Piro Mani është teatri dhe teatri është Piro Mani” mes të tjerash shkruan: “Ai parapëlqente alternimin e gjendjeve emocionale, me kapërcime të papritura e bashkëjetesa të guximshme të seriozes me qesharaken, të tragjikes e dramatikes me grotesken e komiken, të heroikes e të madhërishmes me vulgaren e të ultën”.

-U bëre dhe ti mor brekëgrisur të shash Sali Protopapën dhe t’i thuash: Dil në shesh. Ku je futur more gjysmë opinge?

Piro Mani do të na mungojë, tanimë si një qenie e gjallë. Sepse skenës së Teatrit kishte vite që i mungonte.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV