Rama për Bild: BE nuk mbajti premtimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për gjermanen, “Bild”, ka adresuar akuza ndaj udhëheqësve europian . Rama thekson se bllokimi i procedurave për anëtarësimin e Shqipërisë  dhe Maqedonisë së Veriut në BE eshtë vendosur për arsye populizimi.

BE ka “thyer premtimet” dhe po çon një përçarje në popujt e Ballkanit me “cinizëm politik. Si në historinë “Në pritje të Godosë”, thotë Rama në një artikull ekskluziv për BILD. Vetëm flitet, por asgjë nuk ndodh.

Më lejoni të bëj të qartë diçka: si Kryeministër i Shqipërisë, unë e di plotësisht që ne nuk jemi gati të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian sot, as Maqedonia e Veriut ose pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Ka shumë kërkesa që ne duhet të plotësojmë në mënyrë që të bëhemi anëtar. Sidoqoftë, dy kombet tona, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kanë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të filluar me të vërtetë procesin e negociatave me Brukselin. Një fillim i tillë i negociatave tashmë ishte vendosur nga vetë Këshilli i BE në 2018. Por përpjekjet e popujve tanë nuk janë shpërblyer.

Më e pakta që meritojmë tani është përgjigjja e pyetjes sonë “Pse?” Kur Komisioni Europian kërkoi nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të zbatonin disa reforma përpara se të fillonin negociatat, ne e bëmë. Disa prej tyre, të tilla si reforma në drejtësi në Shqipëri, janë të pashembullta për një vend që nuk ka hyrë ende në procesin e negociatave. Por ne bëmë progres, dhe Komisioni Europian njohu angazhimin tonë të plotë dhe arritjet tona të jashtëzakonshme në disa raste. Të jemi të qartë: ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian nesër ose pasnesër. Shqetësimi ynë i vetëm tani është të marrim programet e nevojshme të ndihmës nga BE në mënyrë që të rritemi në rolin e një anëtari të ardhshëm në procesin e negociatave të pranimit. Kur krerët e shteteve dhe qeverive europiane morën përsipër të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ata morën përsipër “detyra”. Meqenëse ata nuk kanë arritur ta mbajnë këtë premtim disa herë, ata tani duhet të përballen me “të vërtetën” dhe t’u përgjigjen disa pyetjeve kritike.

Nëse Bashkimi Europian me të vërtetë nuk dëshiron ta afrojë Ballkanin Perëndimor në Bruksel, atëherë të paktën duhet të jetë i përgatitur të tregojë historinë e vërtetë se pse rruga e negociatave është bllokuar kudo. Kjo temë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë të vogël – si një motiv përmes të cilit jeta imiton artin. Ndihem sikur po jetoj në dramën e Samuel Beckett “Duke pritur Godonë”: ka shumë fjalë, por asgjë nuk ndodh në fund fare. Dhe si personazhet kryesore të Beckett, duke pasur parasysh këtë absurd të vërtetë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se të ecim përpara. Sepse Europa është feja jonë. Dhe asgjë nuk do të ndryshojë sepse kjo është rruga e fatit tonë”.

 

Të fundit

Delfini i Ramës? Endri Shabani: Mos dëgjoni Berishën

Drejtuesi i Nismës Thurje Endri Shabani i përgjigjet zërave që thonë se është delfini i Ramës. I ftuar në...

Marrëveshja Rama-Meloni/ Apeli i Romës vendos që emigrantët Gjadër të kthehen në Itali

Për herë të tretë, Gjykata e Apelit e Romës ka vendosur të mos konfirmojë ndalimin e disa prej 43 migrantëve të mbajtur në qendrat...

“Ka kryer krime kundër popullit sirian”/ Arrestohet kushëriri i Bashar al-Assad

Gjeneral brigade Atef Najib, ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Politike në Deraa, u arrestua në Latakia. Ai është zyrtari më i lartë i regjimit...

Trump nuk heq dorë: Tarifat për Kanadanë dhe Meksikës do të fillojnë nga 1 marsi, por…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pritet të vendosë tarifa të reja ndaj Kanadasë dhe Meksikës që do të fillojnë më 1 mars. Sipas mediave të...

Norvegjia ndalon anijen ruse,dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore

Policia norvegjeze njoftoi se ka ndaluar një anije vendëse por me ekuipazh rus, e cila dyshohet se është përfshirë në sabotimin e kabllove nënujore...

Lajme të tjera

Web TV