Braçe publikon investigimin për dhëndrin e Berishës: Për një gomar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga SHBA për “korrupsion madhor”, pasi akuzohet se duke shfrytëzuar pushtetin ka pasuruar veten, familjen e tij dhe aleatët.

Një prej skandaleve më të mëdha të qeverisë së ish-kryeministrit është edhe grabitja e terreneve sportive të klubit Partizani, për llogari të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, për të ndërtuar më pas një kompleks pallatesh miliona euro.

Duke iu referuar një dokumentari të publikuar nga emisioni investigativ Top Story lidhur me aferën e shkatërrimit të kompleksit Partizani, zv.kryeministri Erion Braçe, ka publikuar në instagram një reagim me titull “Për një GOMAR!”.

“Sipas dokumenteve me firmë e vule….. Ai ishtë përfshirë në veprime korruptive të tilla si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në procese publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij, pasuruar aleatët politikë dhe familjarët e tij”, shkruan Braçe duke iu referuar Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamabër Malltezi, ndërsa mesazhin e lidh edhe me reagimin e DASH.

Por çfarë zbuloi Top Story?

Terrenet sportive të klubit Partizani u shkatërruan për t’i lënë vendin betonizimit me ndërtesa shumëkatëshe për llogari të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit.

Në emisionin Top Story u publikuan për herë të parë dukumente ku tregohej si u dorëzuan institucionet përballë dhëndrit të ish kryeministrit Berisha, për të tjetërsuar pronën me procedura të dyshimta.

Dokumentet arkivore, faktet dhe dëshmitë, tregonin grabitjen e tokës nga Jamarbër Malltezi dhe ndërtimin e një kompleksi me vlerë 150 milionë euro./Gazeta SHQIP

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Të fundit

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë! Çfarë i premtoi Trump, presidentit rus!

Ja deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. "Sot, Presidenti Trump dhe...

Ekstradimi i Lul Berishës/ I shumëkërkuari mbërrin në Rinas

Ish-kreu i bandës së durrsit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit. Sipas...

40% e shqiptarëve me arsim të lartë në emigrim

Emigrimi i punëtorëve me arsim të lartë drejt vendeve europiane shihet me shqetësim në raportin e fundit të Bankës Botërorë. Në raportin e vjeshtës...

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Lajme të tjera

Web TV