Ishte duke gjuajtur peshk , plagoset 44-vjeçari ne Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 44-vjeçar është plagosur duke gjuajtur peshk në lumin Drin. Të plagosurit me inicialet R.H i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale.

Sipas policisë, ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit 44 vjeçarit, banues në Dibër.

Një 36-vjecar u vu në pranga nga Policia pasi akuzohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, e cila i është drejtuar bluve të qytetit për ndihmë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 36 vjeç, banues në Burrel, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij”, bëri me dije policia.

Ndërkohë që nga shërbimet e Komisariatit të Dibrës është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht shtetasin N. Sh., 60 vjeç.

Të fundit

Raporti i AMF/ SIGAL, lider i padiskutueshëm i tregut të sigurimeve në Shqipëri

Sipas raportit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), SIGAL ka ruajtur pozicionin e saj si lider absolut në...

Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bazën Ajrore në Farkë, ku inspektoi punimet për ndërtimin e hangarit të ri për helikopterët Black Hawk. “Në...

Tre variante për primaret/ Berisha: Jemi të detyruar të respektojmë sistemin rajonal

Ethet e garës brenda Partisë Demokratike kanë nisur të shfaqen, ku disa drejtues degësh kanë dorëzuar dorëheqjet për t’u bërë pjesë e Primareve. Pavarësisht...

Alarmi i FMN: Shqipëria e sfiduar nga plakja dhe emigracioni

Sfidat strukturore të ekonomisë po e mbajnë ende të sfiduar ekonominë shqiptare, pavarësisht ecurisë aktuale pozitive. Ky është vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në...

Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ

Eduard Zaloshnja Tek po shkruaj këto rreshta, 8.3% e kërkesave të emigrantëve në KQZ për të votuar janë të Qarkut Berat. Ndërkohë, ky qark ka vetëm...

Lajme të tjera

Web TV