U shemb nga kamioni 50 ton, nis rindërtimi i urës në Darëzesë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ka nisur sot rindërtimi i urës provizore në Darëzezë, katër ditë pas shembjes së saj.


Rindërtimin e urës kanë nisur forcat xheniere të ushtrisë . Ura metalike pritet të jetë gati brenda dy ditësh për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve.

 

Më 3 qershor ura u shemb, pasi mbi të kaloi një kamion me peshë 50 ton, ndërkohë që kapaciteti mbajtës i urës ishte 15 ton, duke izoluar banorët. Shoferi i kamionit është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Kryeplaku i fshatit Darëzezë, Neki Tafa u shpreh se ura ka një rëndësi të madhe për banorët, pasi është e vetmja rrugë që i lidh ata me qytetin e Fierit.

“Sot po bëhet e mundur ndërtimi i urës së re që do ketë kapacitet mbajtës më të madh se ajo që ishte. Për momentin kjo do të zgjidhë problematikën, ndërsa zgjidhja përfundimtare do të jetë ura tjetër që po ndërtohet që në korrik besoj se do të jetë gati. Ka tabela orientuese po veprime të tilla kamikaze nuk ishin parë ndonjëherë se një urë që mban 15 ton dhe të kalojë një mjet me 50 ton, ishte edhe një vrasje për të gjithë zonën, pengese për turizmin, për fshatarët për punët e bujqësisë. E kemi përjetuar si përmbytjen në vitin 2015, çdo gjë për ne vështirësohet sepse është ura e vetme që na lidh me Fierin. Besoj se ura provizore do të përfundojë brenda dy ditësh.

Të fundit

U shemb nga kamioni 50 ton, nis rindërtimi i urës në Darëzesë

Ka nisur sot rindërtimi i urës provizore në Darëzezë, katër ditë pas shembjes së saj. Rindërtimin e urës kanë nisur...

E rëndë/6 burra tentojnë të përdhunojnë live në internet 25-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Greqi, ku një grua e re u sulmua seksualisht nga gjashtë burra. Siç raportojnë mediat...

Sot provimi i Letërsisë për Maturën, testi publikohet në rrjetet sociale

Sot në mbarë vendin mbahet provimi i Letërisë për Maturën Shtetërore. Mirëpo, testi ka dalë në rrjetet sociale. Testi është publikuar i plotë në “Facebook”. Testi...

Sherr në Tiranë, plagoset me thikë 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti...

Rama viziton Hungarinë dhe Bullgarinë, në fokus negociatat dhe integrimi europian

Kryeministri Rama do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Budapest ku do të takohet me liderët e shtetit hungarez. Mësohet se pas Hungarisë, Rama...

Lajme të tjera

Web TV