Çështja “Beccheti”/ Avokatja e Shtetit: Gjykatat shqiptare kanë nisur procedim penal për biznesmenin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatja e Shtetit, Enkelejda Muçaj ka deklaruar se çështja ‘Beccheti’ vazhdon në gjykata. Teksa raportoi në Komisionin e Ligjeve, Muçaj shtoi se 98% e kërkesave të Becchetit në Gjykatat Ndërkombëtare janë rrëzuar tërësisht.

 

“Veprimtaria e këtij zotërie dhe e shoqërive që ai zotëron  përbën një fenomen i cili meriton jo vetëm trajtimin që po i bëhet në Gjykatën e Tiranës në lidhje me një tërësi të një veprash penale, por edhe një analizë të mëtejshme të një fenomeni që ka të bëjë me përdorimin e gjykatave për të realizuar qëllimet, ne i konsiderojmë të pambështetura. Përse kemi dalë në këtë rezultat , kërkesat që janë paraqitur nga ky person, të afërmit e tij apo të shoqërive të tij përpara gjykatave ndërkombëtare janë rrëzuar në 98% të tyre tërësisht”, tha Muçaj.

 

Në mars, policia belge arrestoi dhjetëra njerëz pasi goditi sistemin tjetër të koduar të komunikimit, të quajtur SkyECC dhe sekuestroi më shumë se 17 tonë kokainë.

Megjithatë, kryetari i këtij Komisioni, Ulsi Manja “u tërhoqi veshin” që të kenë kujdes, pasi sipas tij vendime të tilla ndikojnë drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit dhe xhepat e shqiptarëve.

 

“Ju me të drejtë e cilësoni si një rast shpronësimi si të padrejtë që ende pa u mbyllur hetimi penal apo një vendim i formës së prerë nga Gjykata Shqiptare gjykata e Arbitrazhit ka dhënë një vendim, është pronësim i padrejtë, por duhet të analizojmë dhe sjelljen e organeve penale të sistemit të drejtësisë sepse bëhet fjalë për interesat e shtetit shqiptar se në rastin e këtyre vendimeve preket drejtpërdrejtë buxheti i shtetit, lekët e taksapaguesve shqiptar”, tha Manja në Komision.

 

Disa javë më parë në një shkrim të Zërit të Amerikës u njoftua se Shqipëria humbi gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Beccheti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Lidhur me këtë vendim, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Shqipëria ka fituar 3 nga 4 gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu siç ai e quajti Becchetin, ndërsa vendimin e arbitrazhin e konsideroi të padrejtë.

Lexo edhe :  Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

 

Të fundit

U nda nga jeta ditën e djeshme, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit...

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë për dy persona në bregdet...

Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Një valë misteresh të zgjuara, thrillerash dhe dramash të grabitjeve po vjen këtë vjeshtë nga regjisorë të njohur si Paul Thomas Anderson, Spike Lee,...

Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi...

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para...

Lajme të tjera

Web TV