Lufta kundër grupeve kriminale/ Arrestohen 800 persona, konfiskohen 32 tonë drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet për zbatimin e ligjit njoftuan sot se një operacion global, i realizuar përmes një platforme të koduar të komunikimit, e zhvilluar nga FBI-ja amerikane, çoi në një seri arrestimesh dhe bastisjesh në të gjithë botën, një goditje kjo e pashembullt kundër bandave kriminale.

Gjatë 18 muajve të kaluar, FBI arriti të kodojë pajisjet e komunikimit të më shumë se 300 grupeve kriminale që vepronin në më shumë se 100 vende, duke i mundësuar policisë ndjekjen e aktivitetit të kriminelëve dhe bisedat e tyre për sulme, transport droge dhe krime të tjera.

Operacioni i quajtur “Mburoja Trojane” përfshiu ndërhyrje të policisë në 16 vende.

Më shumë se 800 të dyshuar janë arrestuar dhe më shumë se 32 tonë drogë të llojit kokainë, kanabis, amfetaminë dhe metamfetaminë janë sekuestruar së bashku me 250 armë zjarri, 55 makina luksoze dhe më shumë se 148 milionë dollarë.

Operacioni i ka fillesat e veta pas goditjes kohë më parë të dy platformave të koduara, EncroChat dhe SkyECC, që përdorte bota e krimit të organizuar.

Kjo i detyroi bandat e krimit të përdornin telefona të rinj për komunikim të sigurtë.

FBI kishte atë që nevojitej, një aplikacion të quajtur ANOM, që e kishte instaluar në celularët e modifikuar.

“Kishte një boshllëk të krijuar nga mungesa e këtyre platformave të koduara”, thotë Calvin Shivers, ndihmës drejtor në Divizionin e Hetimit Penal të Byrosë Federale të Hetimit në ShBA.

“Kjo krijoi një mundësi për bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, jo vetëm për të koduar pajisjen e caktuar, por edhe për të mbledhur informacione dhe realizimin e operacionit të zbulimit”, shtoi ai.

 

Aplikacioni ishte shtylla e operacionit të drejtuar nga FBI-ja që përfshiu gjithashtu Agjencinë e Luftës Kundër Drogave (DEA) në ShBA, agjencinë policore të Bashkimit Evropian “Europol” dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në disa vende.

Lexo edhe :  Irani në krizë totale uji

Mëngjesin e së martës, autoritetet në Australi dhe Zelandën e Re njoftuan se arrestuan qindra kriminelë duke shfrytëzuar aplikacionin ANOM.

Në Australi u arrestuan 224 persona dhe u sekuestruan më shumë se katër tonë drogë dhe 35 milionë dollarë në një operacion që zgjati tre vite. Policia në Zelandën e Re tha se ka arrestuar 35 persona dhe se kishte kapur drogë dhe pasuri me vlerë miliona dollarë.

Vitin e kaluar, policia evropiane zhvilloi një operacion të madh kundër krimit të organizuar duke shkatërruar një rrjet komunikimi të koduar, të njohur si EncroChat, i përdorur nga bandat kriminale në të gjithë kontinentin.

Të fundit

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

SHBA/ Dronët “postierë”, mjete transporti për dërgesa

Nëse kishit menduar se Inteligjenca Artificiale mund të na marrë vendet e punës, bëhuni gati për një tjetër konkurrent që na vjen nga zhvillimi...

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4%...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV