Ministria jep alarmin: Konfirmohen në tre vatra rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve.

Deri më tani janë konfirmuar tre raste me gripin e shpëndëve në vendin tonë. Vatrat janë në Tiranë, Kukës dhe Fushë-Krujë.

Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Njoftimi i plotë

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural deklaron se po ndjek me vëmendje monitorimin e situatës epidemiologjike në popullatën e shpendëve në vendin tonë. Pas njoftimit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve, për praninë e virusit të Gripit të shpendëve në disa vende të rajonit dhe më gjerë, me urdhër të ministres Milva Ekonomi u hartua një plan masash mbrojtëse.

Së pari, u bë ndalimi i hyrjes të shpendëve në territorin e vendit tonë nga vendet që kanë konfirmuar praninë e sëmundjes. Pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës për drejtimin dhe koordinimin e planit të veprimit. Pas analizimit të mostrave nga rastet e dyshimta në shpendë të oborrit, në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është konfirmuar prania e Gripit të shpendëve (Influenca Aviare) të tipit H5N8. Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. Në vijim, Urdhëri i Ministrit ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetsore veterinare.

Lexo edhe :  Tokat pa pronar, në maj hyn në fuqi “paketa e maleve”, në shitje me 1 euro

Lidhur me komplekset intensive, deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar. Niveli i Biosigurisë në këto komplekse është sipas standarteve europiane dhe po monitorohen rigorozisht nga Shërbimi Veterinar. Është me rëndësi të theksojmë se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve. MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjenës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon monitorimin e situatës për zbulimin e hershëm të rasteve të reja dhe izolimin e tyre.

Të fundit

Pagoi 26,000 dollarë/ Britaniku blen pa e kuptuar makinën e tij të vjedhur

Një burrë britanik që pagoi më shumë se 26,000 dollarë për të zëvendësuar makinën e tij të vjedhur më...

Greqia reformon ushtrinë, fokus në dronë dhe 150.000 rezervistë aktivë deri në 2026

Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias,  ka prezantuar  në Akademinë Ushtarake të Evelpidonit një model të ri trajnimi për rezervistët, me fokus të...

Balluku jep lajmin: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në aeroportin e Vlorës

Më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën e gjatë prej 3.8 kilometrash....

A do të përjetojmë një 2021 të ri? Plani i luftës i Trump për Lindjen e Mesme dhe Afrikën

"Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim" është slogani i Donald Trump kundër terroristëve, duke shumëfishuar bastisjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme....

Pamje apokaliptike në portin e Iranit/ Të paktën 8 viktima dhe 700 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i fuqishëm në portin Shahid Rajai në rajonin Bandar Abbas të Iranit jugor shkaktoi dëme të mëdha dhe viktima, me ekipet e...

Lajme të tjera

Web TV