Greqia hap dyert për shqiptarët që kanë bërë këto vaksina covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka vendosur që të pranojë të gjithë personat që kanë marrë dozën e vaksinës kundër Covid-19, pavarësisht nëse janë të miratuara ose jo nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Por nga ky vendim përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë që kanë injektuar dozat e vaksinave kineze dhe ruse, të cilat ende nuk janë miratuar nga EMA.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë Vana Papaevangelou, e cila iu referua vaksinave që do të pranohen në Greqi, lidhur me turistët e huaj që do të vizitojnë vendin fqinj. Konkretisht, pranohen vaksinat Novavax (SHBA), Sinovac Biotech (Kinë), Sputnic (Rusi), Sinopharm (Kinë) dhe CanSino Biologics (Kinë).

Kjo do të thotë që turistët që kanë bërë vaksinat e mësipërme do të mund të vizitojnë Greqinë pa qenë të detyruar për të bërë testin e Covid. Theksojmë se Greqia, si të gjitha vendet e BE-së ka në përdorim vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Të fundit

Papa Leoni XIV, Eric Cantona dhe Albert Camus janë kushërinj

Një faqe interneti ka gjetur në pemën gjenealogjike një lidhje (të largët) midis Papa Leonit XIV dhe ish-futbollistit problematik...

Vlorë, mjeti lundrues pësoi defekt, policia u vjen në ndihmë dy turistëve

Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë ardhur në ndihmë dy turistëve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte...

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në nder...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Lajme të tjera

Web TV