Ndërtonte pa leje, në pranga 52-vjeçari në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar një shtetas 52 vjeç në Sarandë, i dyshuar për ndërtim pa leje. Sipas policisë, është vënë në pranga pronari i truallit të ndërtesës, Lefter Marku.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i truallit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit L. M., 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Të fundit

“Mos ma përmend emrin”/ Meta se kursen Kryemadhin, çifti i përçarë ‘dialog’me kundërakuza

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i përgjigjet Monika Kryemadhit, e cila nga SPAK deklaroi se Meta flet...

Çmimi i një Shkolle Juridike për një Ese Raciste

Akorimi i një çmimi akademik për një supremacist të bardhë, i cili shkroi një ese në shkollën e drejtësisë duke promovuar pikëpamje raciste, shkaktoi...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bëri publike të...

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV