Autori i vrasjes në Peqin i penduar: Nisa ta urrej deri sa vendosa t’i jap fund torturës, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Ylber Xhahysës në Peqin, të dhënë sot para gjykatës së Elbasanit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj më 8 qershor. Para se t’i caktohej masa arrest me burg, Leonard Bashaliu është rrëfyer para togave të zeza se nuk donte që ta vriste bashkëfshatarin e tij, por se ky i fundit e kishte ofenduar vazhdimisht.

Teksa shfaqi pendesë për krimin e rëndë, Bashaliu i ka kërkuar falje familjes së viktimës.

“Kurrë nuk do ta kisha vrarë, por më ka dhunuar dhe fyer vazhdimisht. Kohët e fundit edhe më pati kërcënuar. Ndjehesha i rrezikuar. Më kishte stresuar aq shumë sa nuk kisha më qetësi dhe nuk flija as gjumë. I kisha thënë; “mos më shqetëso”, por ai vazhdonte të ma nxinte jetën. Edhe herën e fundit kur jemi parë në mëngjes rastësisht në lokal ishte ai që më kërcënoi pa i thënë unë asnjë fjalë. U ndjeva i poshtëruar para të njohurve dhe fillova ta urrej deri në atë masë sa vendosa që t’i jap fund kësaj historie torturuese. Dola jashtë dhe një mijë mendime më vinin në kokë. Ika nga lokali dhe mora armën, u ktheva shpejt dhe e qëllova. Fillimisht u ndjeva i lehtësuar, por u pendova shpejt por nuk korrigjohej me ajo që bëra. Ishte e tmerrshme. U kërkoj ndjesë familjarëve të tij.”, -mësohet të jetë shprehur autori i vrasjes.

Të fundit

DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin...

Situata me zjarret në vend/ Në 24 orë u raportuan 16 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë:...

FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Këngëtarja Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, i cili ka tërhequr...

Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Sali Berishës, duke...

“Racizmi” shtetëror?!

Nga Ben Andoni Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin...

Lajme të tjera

Web TV