Dita e Shna Ndout mbledh në Laç besimtarët (VIDEO) 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

12 dhe 13 qershori mblodhi në kishën e Shna Ndout në Laç mijëra besimtarë, të cilët kremtuan festën e këtij shenjti. Të mbledhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, besimtarët nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, për të kaluar natën pranë kishës së Shna Ndout.

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, përfaqësues të kishës thonë se njerezit janë treguar besnikë ndaj këtij vendi të shenjtë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri 2 autoambulanca dhe personeli mjekësor. Por pavarësisht masave të marra fluksi i lartë i automjeteve krijoi kaos në lëvizje në qytetin e Laçit.

Nata e 12 qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit për shumë orë dhe u krijua radhë km automjetesh nga autostrada deri në kishën e Shna Ndout.

Kjo situatë u krijua dhe si shkak i punimeve që po kryhen në qytetin e Laçit në kuadër të rindërtimit nga tërmeti, pasi një pjesë e rrugëve janë të bllokuara dhe nuk lëvizet./MCN.tv

 

Të fundit

Forcat e Izraelit godasin një avion iranian, po furnizohej me karburant në Mashhad

Zëdhënësi Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se Forcat Ajrore goditën një avion iranian që po furnizohej me karburant...

Rritet numri i viktimave! Trump kërcënon Teheranin

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të dielë pas një sulmi izraelit. Sipas mediave të huaja, një re...

Ylli i Real Madridit largohet për 50 mln euro, pritet rikthimi në Premier League

E ardhmja e Brahim Diaz sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë te Real Madrid. 25-vjeçari nuk dëshiron të kalojë një tjetër sezon...

Zjarri shkrumbon 3 hektarë kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një shtëpi

Një vatër zjarri, e cila përfshiu një sipërfaqe kullote në Gjirokastër rrezikoi të shkrumbonte një shtëpi banimi. Sipas dëshmimtarëve okularë mesditën e sotme,në vendin e...

I riu tenton që të rrëmbejë 4-vjeçarin! Prindërit vrapojnë për ta kapur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një i ri ka rrëmbyer një fëmijë 4-vjeçar. Në një...

Lajme të tjera

Web TV