Edhe 35 ditë del në pension/ Mjeku Tritan Kalo prek me mesazhin tij: Shpresoj që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka qenë simboli i ccdo shqiptari në betejën kundër koronavirusit. Që nga dalja e kësaj flame botërore ai mbeti busulla e orientimit të shqiptarëve në këtë betejë që nuk kurseu as viktima në familjet shqiptare.

Në një mesazh me të fundit ne rrjetet sociale, Kalo, i cili pas më shumë se një muaji del në pension ka prekur ccdo shqiptar, që ka gjetur ndihmë te mjeku i njohur në këto kohë të vështira të mbarë njerëzimit.

“Përgjatë këtij harku kohor jam përpjekur e po përpiqem për të dhënë më të mirën time të mundshme, si pjesë e një EKIPI profesionistësh Mantelbardhë dhe stafit tjetër të përkujdesjes mjeksore në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së/Covid-1….. Shpresoj që të mos kem zhgënjyer askënd, që ka patur nevojë për DIJENITË dhe PËRKUJDESIN e Dr. Tritan Kalos, sidomos tanimë kur vetëm 35 ditë më ndajnë nga 18 Korriku 2021, pragmosha e nisjes zyrtare të rrugëtimit të PENSIONIT”, shkruan Kalo.

Mesazhi i plotë

Kohë kovidiane…..13.06.2021….Mbyllje sa më të djelltë të kësaj fundjave, si dhe ju uroj fillimin e një jave të re sa më të mbarë miq, të afërm, kolegë dhe bashkëkombas….

Këto 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, kanë qënë dhe mbeten SFIDA më e madhe e jetës sime si në aspektin Profesional, po ashtu edhe në aspektin Social….

Përgjatë këtij harku kohor jam përpjekur e po përpiqem për të dhënë më të mirën time të mundshme, si pjesë e një EKIPI profesionistësh Mantelbardhë dhe stafit tjetër të përkujdesjes mjeksore në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT-së/Covid-1…..

Shpresoj që të mos kem zhgënjyer askënd, që ka patur nevojë për DIJENITË dhe PËRKUJDESIN e Dr. Tritan Kalos, sidomos tanimë kur vetëm 35 ditë më ndajnë nga 18 Korriku 2021, pragmosha e nisjes zyrtare të rrugëtimit të PENSIONIT….

Lexo edhe :  Jorida Tabaku gruaja më e votuar ndër deputetët/ Mbyll garën me mbi 20 mijë vota

Në ndërkohë jam ndier shumë i lumtur sepse në çdo kohë kam marë shumë e shumë vlerësime mirënjohjeje për Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen time, të cilat më bëjnë shumë-shumë krenar por njëkohësisht ato edhe më shtyjnë, që të vijoj dhe të ofroj për çdo dekikë të jetës sime edhe në të ardhmen, më të mirën time të mundëshme si mjek dhe si qënie shoqërore….

MIRËNJOHJA ishte, është dhe kurdoherë do të mbetet një shprehje e FISNIKËRISË, diçka që sapo vjen e zbehet në Shoqërinë tonë Demon-kratike pak të virtutëshme dhe tejet të materializuar…..

Në këto vite mbi gjithshka UNË jam përpjekur e po përpiqem të mbetem VETVETJA, ashtu sikundër e kam nisur edhe rrugëtimin tim në 2.07.1981 në shtigjet e vështira të Mjeksisë, duke i qëndruar shumë larg KONFORMIZMIT këtij elementi mjaft dobiprurës për të ngjitur shkallët e karierës socio-profesionale në 30 vitet Demon-kraci, POR njëkohësisht edhe mjaft zbehës e rrënues të Personalitetit socio-profesional për gjithësecilin nga ne…..

JU kam dashur dhe JU vlersoj të gjithëve si vëllezërit e motrat e mija, sepse jemi të gjithë bijë e bija të Nënëlokes Shqipëri….Together forever!!!

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV