Gara në PD/ Përfundon numërimi në Kurbin e Gjirokastër, ja kush rezulton fitues

Ka përfunduar procesi i numërimit të votatave për kreun e PD-së në bashkitë Kurbin dhe në Gjirokastër

Sipas raportimeve, në Kurbin rezulton se numrin më të madh të votave e ka marrë kryetari aktual Lulzim Basha.

Konkretisht Lulzim Basha ka marrë 1016 vota, ndërsa ndiqet nga Agron Shehaj me 74 vota.

Në Gjirokastër, diferenca është më e ngushtë.

Kurbin

Lulzim Basha 1016 vota

Agron Shehaj 74 vota

Edit Harxhi 8 vota

Fatbardh Kadilli 7 vota

Gjirokastër

Lulzim Basha 247 vota

Agron Shehaj 127 vota

Fatbardh Kadilli 11 vota

Edith Haxhi 21 vota

3 vota të pavlefshme

Agron Shehaj deri tani ka fituar vetëm në Selenicë.