Një person është gjetur i mbytur paraditen e sotme në rezervuarin e Gjançit, në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake personi ende i paidentifikuar është konstatuar i mbytur rreth orës 11:30.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.