Horror/ 35-vjeçari vret 2 fëmijë dhe një person tjetër, izolohet në banesë dhe pas tre orësh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 35-vjeçar ka sulmuar me armë duke lënë dy fëmijë të vdekur dhe një të moshuar.

Salvatore Ranieri, 74-vjeç u qëllua për vdekje pasi një burrë hapi zjarr në via degli Astri, Romë. Dy fëmijët e plagosur nga të shtënat vdiqën gjithashtu, vëllezërit Daniel, i moshës 10 vjeç dhe David Fusinato, 5 vjeç. Autori është Andrea Pignani, një italian 35-vjeçar me probleme mendore shumë serioze, i konsideruar nga policia si shumë i rrezikshëm.

Në vend pak para mesditës, patrulla të shumta të karabinierëve zhvilluan një operacion të gjerë në të gjithë zonën. Njeriu që qëlloi u gjurmua brenda në një apartament, ku ai u strehua dhe pas rreth tre orësh karabinierët e grupeve speciale të ndërhyrjes së GIS, hynë në apartament, dhe e gjetën atë të pajetë në dhomën e gjumit. Ai qëlloi veten me të njëjtën armë të përdorur për të vrarë fëmijët dhe kalimtarin e moshuar.

Pse ka qëlluar?

Arsyet e veprimit të çmendur janë të panjohura dhe vetëm hetimet do të jenë në gjendje t’i sqarojnë ato.

“Qitësi është identifikuar, duket se është një person i paqëndrueshëm mendërisht i cili tashmë kishte treguar sjellje armiqësore,” i tha agjencisë Agi Mario Savarese, kryetari i Ardea.

“Mendohet se gjithçka ndodhi për arsye të kota. Por ne ende nuk dimë asgjë specifike. Ne hetojmë për të kuptuar nëse ishte një hakmarrje apo një veprim i papritur. Marrëdhëniet e vrasësit me babanë e dy vëllezërve Domenico Fusinato, i cili po vuan një dënim dy-vjeçar në arrest shtëpiak, ende duhet të sqarohen”, tha ai.

Të fundit

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur...

Kuotat e basteve befasojnë Vllazninë

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë "Urës së Drinit të Zi". Lajmi në përditësim...

Përfundon intervista për 7 kandidatët për drejtues të BKH-së

Ka përfunduar zyrtarisht sot faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas zhvillimit të...

Lajme të tjera

Web TV