Vendosnin baste të paligjshme për Kampionatin Europian, arrestohen 3 persona në Tiranë

Tre persona janë arrestuar në Tiranë mes tyre dhe dy vëllezër, pasi vendosnin baste  për ndeshjet e europianit në lokalin e tyre.

Sipas bluve në pranga kanë rënë G.S 34 vjeç, A.S 29 vjeç dhe D.K 21 vjeç pasi në lokalet e tyre ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në kushtet e flagracës atyre u janë sekuestruar edhe tre telefona celularë të cilët shërbenin për vendosjen e skedinave që prej më shumë se dy vitesh janë të ndaluara me ligj.