Netanyahu humbet pushtetin pas 12 vitesh, kryeministri i ri Izraelit zotohet të bashkojë kombin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i ri i Izraelit Naftali Bennett është zotuar të bashkojë kombin e shkatërruar nga katër zgjedhje në dy vite bllokim politik.

Bennett tha se qeveria e tij do të “punojë për hir të të gjithë njerëzve”, duke shtuar se përparësitë do të ishin reformat në arsim, shëndetësi dhe shkurtimi i burokracisë.

Nacionalisti i krahut të djathtë do të drejtojë një koalicion të mbështetur dhe me votim nga deputetët të dielën.

Ai zëvendëson Benjamin Netanyahu, i cili u detyrua të largohej nga detyra pas 12 vjetësh.

Bennett, udhëheqësi i partisë Yamina, do të jetë kryeministër deri në shtator të 2023 si pjesë e një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.

Ai pastaj do t’ia dorëzojë pushtetin Yair Lapid, kreut të partisë qendrore Yesh Atid, për dy vite të tjera.

Netanyahu – kryeministri më jetëgjatë i Izraelit – do të mbetet kreu i partisë së krahut të djathtë Likud dhe do të jetë udhëheqës i opozitës.

Gjatë debatit të së dielës në Knesset (parlament) në Jeruzalem, me zë sfidues Netanyahu premtoi: “Ne do të kthehemi”.

Koalicioni i ri u miratua në një votim të ngusht me 60-59, dhe një abstenim.

Pas votimit, Netanyahu shkoi tek Bennett dhe i dha dorën.

Në fjalën e tij, Bennett tha: “Kjo nuk është një ditë zie. Ka një ndryshim të qeverisë në një demokraci. Kjo është e gjitha.

Ne do të bëjmë gjithçka mundemi që askush të mos ketë frikë … Dhe unë u them atyre që synojnë të festojnë sonte, mos vallëzoni mbi dhimbjen e të tjerëve. /MCN.tv

 

 

Të fundit

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Lajme të tjera

Web TV