Paqe mes tyre? Përfundon takimi Erdogan-Mitsotakis, ja vendimi i tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje nga takimi mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Bruksel.

Mediat greke bëjnë me dije se takimi mes tyre ka zgjatur rreth një orë dhe se është mbajtur nën një atmosferë pozitive.

Sipas tyre, “akulli u thye” dhe se të dy udhëheqësit ranë dakord “të linin pas tensionin e vitit 2020, megjithë shumë mosmarrëveshjeve të rëndësishme që ekzistojnë”.

Qëllimi i takimit ishte të arrihej ajo që dështoi në dy herët e kaluara, në shtator 2019 në New York dhe në dhjetor 2019 në Londër, me qëllim që të krijohej një kanal personal i komunikimit midis dy udhëheqësve.

E para u zhvillua në një klimë të moderuar, ndërsa e dyta në një atmosferë vërtet të akullt, pasi sapo kishte ndodhur nënshkrimi i memorandumit Turko-Libian.

Më parë, duke folur në Forumin e Brukselit, Kryeministri Grek këmbënguli në nevojën që Aleanca e Atlantikut të Veriut të veprojë menjëherë dhe me vendosmëri, duke theksuar se “nuk duhet të presim për nesër, për të luajtur lojëra politike në ndjekje të interesave personale. “Përkundrazi, ne duhet të përballemi me problemet dhe të veprojmë tani.”

Nga ana e tij, Presidenti turk në mesazhin e tij të regjistruar në Forumin e Brukselit, i cili po mbahet paralelisht me Samitin e NATO-s, foli për “ringjalljen e dialogut midis Greqisë dhe Turqisë”, e cila, siç tha ai, kontribuon në stabilitet dhe prosperitet “në rajonin e gjerë.

Të fundit

Djemtë tanë (nuk) shkojnë ushtarë…

Nga Kristaq Xharo* Lajmi i fundit: Serbia deklaroi dje hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kroacia...

Pas vapës ekstreme, përmbytje/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

PSG dhe Bayern përplasen në çerekfinalen e Botërorit të Klubeve, formacionet zyrtare

Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përballen me fillim nga ora 18:00 në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube.  PSG siguroi kualifikimin në këtë...

Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh...

E pazakontë në Mirditë, 31-vjeçari denoncon humbjen e bashkëshortes

Një 31-vjeçar ka denoncuar në Policinë e Mirditës humbjen e gruas, shtatë vite më e madhe nga ai. Kallëzimi ëhstë bërë ditën e djeshme, por...

Lajme të tjera

Web TV