Pësoi atak kardiak në fushë, flet për herë të parë Christian Eriksen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota e futbollit përjetoi një moment ankthi dy ditë më parë për shkak se Christian Eriksen u rrëzua papritur në mes të fushës duke humbur ndjenjat. Në minutën e 43, Eriksen u afrua për të marrë topin dhe papritur u rrëzua përtokë duke trembur të gjithë kolegët e tij. Sipas raportimeve futbollisti përjetoi një arrest kardiak, por fatmirësisht arriti të merrte në kohë ndihmën mjkësore dhe të shpëtonte.

Menjëherë pas këtij momenti UEFA njoftoi ndërprerjen e ndeshjes duke u shprehur se përballja do të shtyhet për shkak të një emergjence mjekësore. Eriksen u dërgua me shpejtësi pas 15 minutash në spitalin më të afërt.

Pas dërgimit në spital, mediat ndërkombëtare kanë dhënë lajme të mira për gjithë tifozët. Agjenti i futbollistit, Martin Schoots, ka deklaruar se Eriksen është në gjendje të mirë shëndetësore, merr frymë dhe se mund të flasë.

Masje, ai ka folur për herë të parë pas ngjarjes që trembi botën mbarë.

“Faleminderit. Nuk do dorëzohem, ndihem më mirë tani, por dua të kuptoj se çfarë ndodhi. Dua t’ju falenderoj për gjithçka bëtë për mua”, është shprehur futbollisti për  “Gazzetta dello Sport”.

Momentalisht, Eriksen është në kontroll të vazhdueshëm nga mjekët e tij dhe gjendja shëndetësore vazhdon të paraqitet e qëndrueshme.

Të fundit

Batuta, ilaçi i shqiptarëve për t’i thënë vetes “mos u mundo”

"O, ç'u kënaqëm!" Kaq ishte. Kjo është amalgama e reagimit të shoqërisë, analistëve dhe aktorëve të ndryshëm politikë (kryesisht periferikë,...

Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për punëtorët e huaj, kryesisht nga vendet e treta. Vetëm në gjashtëmujorin e parë...

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm lufte, sipas raporteve të mediave...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

Lajme të tjera

Web TV