Rama takon Mitsotakis/ Mediat greke: Ranë dakord të përshpejtonin negociatat për delimitimin e zonave detare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë Samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Mediat greke raportojnë se gjatë  këtij takimi Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa Rama ka falënderuar Kryeministrin për dhurimin e 20,000 vaksinave në Shqipëri.

Mitsotakis përsëriti interesin për Pakicën Kombëtare Greke si dhe për përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka vendosur për Shqipërinë.

Kryeministri grek përgëzoi Ramën për zgjedhjen e Shqipërisë si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Mediat greke theksojnë se Mitsotakis dhe Rama ranë dakord të përshpejtonin negociatat për arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim përcaktimin e kufijve të Zonave Detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

 

Të fundit

Aksioni i IKMT në Theth/ Rama: Nuk janë të shkretë për bukën e gojës!

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin për prishjen e...

Kush është pas “pushtimit” të zemrës së Thethit!/ Rama paralajmëron banorët

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e Bashkive, Në fjalën e tij kreu i qeverisë u...

“Brenda 2028, mbyllen legalizimet”, Rama: Në Theth nuk do lejohen resorte!

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë për përfshirje të oligarkëve në projektet e zhvillimit në zonat malore dhe bregdetare të vendit, duke...

Temperatura deri në 36 gradë Celcius, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të...

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë së gjumit Mjalti stimulon prodhimin e...

Lajme të tjera

Web TV