Gjashtë mijë doza të vaksinës BioTech/Pfizer kanë mbërritur mbrëmë në aeroportin e Rinasit.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca sot përmes një postimi ka thënë se kjo ishte një dërgesë e bërë nga Austria me financim të Bashkimit Europian.
Më tej ai shtoi se për të luftuar Covid-19, nga BE, për çdo javë do të vijojnë ndihma me më shumë vaksina Pfizer dhe deri në fund të muajit gusht do të kenë arritur 145 mijë doza të tjera.
“Pothuajse 6 mijë vaksina BioNTech /Pfizer të dërguara nga=Austria arritën në =Tiranë natën e kaluar, të financuara nga Bashkimi Evropian. Do të jenë 145 mijë të tjera që do të mbërrijnë deri në fund të gushtit. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë -Shqipërinë derisa të gjithë të jenë të sigurt”, shkruan Luigi Soreca.
The #TeamEurope 🇪🇺🇦🇹 assistance to the #Albanian🇦🇱people to fight #COVID19 continues with more Pfizer vaccines every week!
We will go through the pandemic together!#StrongerTogether 🇪🇺🤝🇦🇱#TeamEurope🇪🇺🇦🇹 for🇦🇱 https://t.co/0GHeHCFkqd— Luigi Soreca (@LSorecaEU) June 15, 2021