Provimi i Matematikës/ QSHA publikon vendimin për maturantët, për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore.

Ministria e Arsimit ka vendosur të plotësojë kërkesë e maturantëve, pas disa ditësh protestë. Ishte ministrja e Arsimit Evis Kushi ajo që ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë.

Pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Arsimit, sot (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare këtë vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore. Kushi sqaroi se pas analizës që grupet e punës bënë për testin e matematikës për nivelin e vështirësisë dhe përputhshmërinë e pyetjeve me programin, është vendosur që të ulet niveli i kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

Vendimi:

Komiteti i Maturds Shteterore 2021, i ngritur me urdhrin nr.325, date 03.11.2020,,për ngritjen e Komitetit te Maturës Shtetërore 2021″, diskutoi provimin e matematikës zhvilluar në datën 11.06.2021 për të cilin anëtarët e KOMSh dolën me vendimin për:

a. Ngritjen e një grupi pune të pavarur, me eksperte të fushës së matematikës, mësues me përvoje dhe maturante, per te analizuar në detaje dhe vleresuar me shumë vemendje çdo pyetje në test, perputhshmerinë me programin, saktesinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

b. Për të marrë në konsideratë plotësimin e kërkesës së maturanteve për uljen e kufirit minimal të pikëve për  çdo notë, sipas rekomandimeve të grupit të punës nisur kjo nga shqetësimet e paraqitura, të maturantëve, mësuesve dhe prindërve, duke marrë parasysh situatën e një viti jo normal e të veshtirë prej pandemisë. MSh dhe strukturat vartëse të MASR(DPAP/DRAP, ASCAP) të përgatisin një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të giithë procesit të maturës, akteve rregullatore për këtë proces dhe administrimin e tij.

Të fundit

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV