Çuçi takim online me shefen e Europol: Bashkëpunim kundër krimit me SPAK dhe BKH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOl, Catherine de Bolle.

Çuçi thotë se gjatë takimit u diskutua për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit me SPAK apo BKH për të parandaluar e goditur veprimtaritë e paligjshme.

Ai i tregoi znj. de Bolle se ambicia e Shqipërisë është të ketë një rol në skuadra të përbashkëta hetimore e operacione me EUROPOL njësoj së vendet anëtarë të BE.

REAGIMI I ÇUÇIT PAS TAKIMIT

Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, znj. Catherine De Bolle. Diskutuam mbi stadin e bashkëpunimit të deritanishëm, ku Shqipëria është një aktor i përfshirë në formë të drejtpërdrejtë në operacionet e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale. Çështje tjetër me rëndësi gjatë diskutimit që pata me të, ishte edhe shtrirja e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë të ngritura në vendin tonë siç është Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Rritja e sasisë dhe e cilësisë së informacionit të shkëmbyer, si dhe ky dimension i ri bashkëpunimi që duam të krijojmë me SPAK e BKH, do të ndihmojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Shqipëria ka një rol aktiv në EUROPOL dhe vijon të jetë shtet drejtues në operacione veprimi, por kemi natyrisht ambicien të marrim një rol të shtuar në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacione njësoj si të ishim shtet anëtar i Bashkimit Europian.

Të fundit

Gjendet kërpudha me peshë rreth 13 kilogramë në Turqi

Kërpudhat turke morel janë shumë të kërkuara në të gjithë botën dhe janë të njohura për vlerat e tyre...

Takimi i Ramës në Athinë, Andoni: Kryeministri nuk përmendi votën e emigrantëve

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar vizitën e Ramës në Athinë, ku atje u takua me emigrantët...

Ca truke të thjeshta që i duhen çdo shtëpie për të tërhequr më shumë para

Ju përpiqeni vazhdimisht, por rezultatet mungojnë? Duhet të keni dëgjuar se sipas feng shui-t, shtëpia juaj është vendi kyç për rrjedhën e energjisë që...

Mbreti Karli III flet për luftën me kancerin: Kam humbur shijen gjatë trajtimit

Në zbulimet personale, që konsiderohen të pazakonta për familjen mbretërore britanike, Mbreti Karli III, i cili muajt e fundit po lufton me kancerin dhe...

Në Athinë për Fredi Belerin? Rama për mediat helene: Është histori e politikës greke

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për mediet greke pas takimit me shqiptarët në Athinë ditën e djeshme. “Nuk ka çështje të tillë, nuk është histori...

Lajme të tjera

Web TV