Qeni më i bukur në SHBA, një pekinez

TARRYTOWN, NEW YORK - JUNE 13: Wasabi the Pekingese sits in the winners circle after winning Best in Show at the 145th Annual Westminster Kennel Club Dog Show on June 13, 2021 in Tarrytown, New York. Spectators are not allowed to attend this year, apart from dog owners and handlers, because of safety protocols due to Covid-19. (Photo by Michael Loccisano/Getty Images)

Qeni më i bukur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpallur Wasabi, i cili i përket një race pekineze. Çmimin është  dhënë  nga juria prestigjioze e konkursit të Westminster Kennel Club.

Prapa qenushit 3-vjeçar u rendit një Bourbon. ‘Ka talent, përshtatet në mënyrë perfekte me standardin e racës së tij, por ka diçka më shumë, shkëlqimin që e dallon një qen të mirë’, ka thënë për Cbs një nga pronarët e tij David Fitzpatrick, që si çmim për fitoren do t’i japë për darkë pekinezit të tij një fileto. Një tjetër bashkëpronar i qenit vdiq nga Covid-19 vitin e kaluar.

Wasabi, mundi një bulldog francez Mathew, qenin pastor anglez Connor dhe qentë gjerman Jade dhe Bourbon. Gjithsej morën pjesë në këtë konkurs 2500 qen dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit këtë vit eventi prestigjioz u mbaj në ambient të hapur, pikërisht në Madison Square Garden dhe është spostuar nga shkurti në qershor.