Takimi Kurti-Vuçiç, reagon Ramush Haradinaj: Dështim i plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, reagon Ramush Haradinaj: Dështim i plotë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur dështim të plotë takimin që kryeministri, Albin Kurti ka pasur ditën e sotme me presidentin Aleksandër Vuçiç sot në Bruksel.

Sipas Haradinaj është e habitshme sesi për Kurtin nuk është e rëndësishme njohja e Kosvës, por marrëveshja për paqe dhe çështja e të zhdukurve.

Haradinaj shkruan se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog sepse njohja nënkupton paqen dhe hap rrugë për të zbuluar të zhdukurit.

“Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut. Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit. Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit. Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin”, shkruan Haradinaj.

Të fundit

Marsi dikur kishte oqeane, plazhe ‘të stilit të pushimeve’

Të dhënat nëntokësore nga Marsi sugjerojnë se planeti mund të ketë pasur dikur oqeane dhe plazhe të ngjashme me...

E ftohura mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, ja çfarë të bëni

Ngritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk ndodh vetëm pas ngrënies së një vakti të pasur me karbohidrate apo sheqerna. Ka shumë arsye të...

Zbulohet detyra e re që i është caktuar ish-ambasadores Yuri Kim në administratën e Trump

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e cila e mbylli mandatin në vendin tonë në vitin 2023, si zëvendës-ndihmës sekretarja kryesore e shtetit...

Liderët e Serbisë e kritikojnë dënimin e Dodikut, e quajnë sulm ndaj serbëve

Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, është cilësuar si “sulm ndaj serbëve” nga liderët e...

Çështjet globale/ Erdogan zhvillon një bisedë telefonike me Vuçiç

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç diskutuan të martën në një bisedë telefonike për çështjet rajonale dhe globale si...

Lajme të tjera

Web TV